Te rrisesh nje femije te lumtur eshte deshira e cdo prindi. Por ne fillim duhet te mesosh se c’eshte lumturia. Është e vështirë të përcaktosh lumturine me saktësi por mund të themi që është një miks mes qetësisë, energjisë, harmonisë, lehtësisë e kënaqësisë.
Për prindërit, arritja më e madhe është rritja e fëmijëve të lumtur. Një seri studimesh tregojnë se shembulli i mamit dhe i babit është shenjë nëse fëmija do të jetë i lumtur apo jo. Eshtë e rëndësishme të mësojmë disa nga zakonet dhe mënyrat e edukimit që ndikojnë tek lumturia e fëmijëve.
Marrëdhëniet
Studime të shumta kanë treguar se një fëmijë i vogël është në gjendje të bëjë dallimin në situata të ndryshme. Për shembull kur ka të bëjë me mamin e tij, me gjyshin, apo me një fëmijë të vogël. Prandaj është e rëndësishme që prindërit të lënë hapësirë për fëmijët për të ndërtuar marrëdhënie të ndryshme. Një fëmijë që rritet me marrëdhënie të ndryshme, kur të rritet ka mundësi për të qenë i lumtur në mënyra të ndryshme.
Liria për të qenë vetvetja
Ndoshta nuk ekziston një ndjesi më e keqe sesa mungesa e lirisë për të qenë ato që ndjeheni brenda vetes. Kjo lloj mënyre edhe tek fëmijët nuk tregohet nga ana e prindërve në shumicën e rasteve me fjalë, por ndoshta me një shikim apo diçka tjetër. Të gjitha ndjesitë që u ndalojnë fëmijët të bëjnë një veprim të caktuar e ndalon fëmijëve që të rritet i lumtur. Kështu ështe e rëndësisme që prindërit të pranojnë në rradhë të parë fëmijët e tyre sesi ata janë.
Pritshmëritë
Ajo çka mami apo babi mund të presë nga fëmija i tyre, nis që në vogëli edhe pse prindërit nuk e shprehin me fjalë. Kështu, duhet nënvizuar se disa vlera dhe mënyra sjelljeje (për shembull edukimi dhe studimi) duhet të nisin herët. Megjithatë, nuk duhet të ushqeni fëmijët tuaj me pritshëmëritë që ju mund të keni për ta, duke e lidhur me gjërat që ju s’keni mundur të arrini në jetë.
Loja e lirë dhe mërzitja
Fëmijëria duhet jetuar për atë që është, si një nga pasuritë e jetës që ndikon në rritjen e fëmijës. Sot, fëmijët jetojnë ditë të mbushura me gjëra të përcaktuara saktë si shkolla, aktivitetet, sporti. Nuk ka më hapësira bosh, nuk ekziston më mërzitja. Në fakt është shumë mirë nëse fëmijët eksperientojnë edhe me lojra të lira dhe me mërzitjen. Në këtë mënyrë ata mund të vënë në punë edhe fantazinë, kreativitetin e inteligjencën e tyre. Më e rëndësishmja, fëmija rritet për atë që është, pra një fëmijë.