Si te shmangim stresin e pas-pushimeve

Kthimi nga pushimet është një moment shumë delikat për jetën familjare. Në fakt, të rriturit rrezikojnë të ndihen të shtrënguar nga veset e punës ku duhet të kthehen shumë shpejt dhe e përjetojnë këtë situatë me një shqetësim të thellë, si dhe me një ndjesi zemërimi dhe zhgënjimi. Fëmijët janë të detyruar të zbatojnë orare dhe detyrime që i kishin braktisur gjatë pushimeve. Por duke qenë se ata përballen me angazhimet shkollore disa ditë pas pushimeve, shpesh e kanë të vështirë të mësohem ne jetën e përditshme.

Për të mos kaluar rreziqe të tilla është e nevojshme që të rriturit të mendojnë punën si një moment realizimi të vetvetes, që duhet parë me njëfarë entuziazmi. Ndërsa fënijët nuk duhet ta ndërpresin edhe gjatë pushimeve atë rritje intelektuale që bëhet në shkollë: në këtë mënyrë do ta kenë më të lehtë të rifillojnë mësimet kur të vijë momenti.

Lexoni edhe: Cfare duhet te dini per stresin e pas-pushimeveHow to Minimize Stress Before, During, and After Your Vacation

A ekziston ndonjë shpjegim shkencor mbi motivin pse mbarimi i pushimeve sjell kaq shumë stres?

Sigurisht. Shumë persona e përjetojnë si një ngjarje negative sepse nuk janë të aftë t’i bëjnë harmonikë dhe koherentë dy momente të jetës, plotësues së njëri-tjetrit: atë të aktivitetit, lidhur me punë dhe atë të çlodhjes, lidhur me pushimet. Megjithatë ne, në punë apo pushime, jemi po të njëjtën dhe si rrjedhojë e kemi për detyrë të jetojmë mirë, të shikojmë anët e mira që na vë përpara jeta.

Puna, nëse merret mbarë, mund të kthehet një burim i rëndësishëm kënaqësie: prandaj punën e çdo dite duhet ta mendojmë si një aspekt të jetës, që mund të na rezervojë kënaqësi të mëdha. Në këtë mënyrë do të shmangim stresin e kthimt.

Kush stresohet së tepërmi nga kthimi në punë ka një sjelle mendore të gabuar?

Pikërisht. Këta persona duhet të kuptojnë se një punë e bërë mirë na mundëson t’i shijojmë plotësisht pushimet. Vetëm një pushim i realizuar mirë na bën që të kemi energjitë fizike dhe mendore të duhura për t’u kthyer në punë me entuziazmin e duhur. Përveç kësaj, duhet të mësojnë t’i shikojnë me më shumë vëmendje aspektet pozitive të gjërave.

Si ruhet, edhe pas kthimit në shtëpi, mirëqenia e përftuar në pushime?

Për ata që jetojnë në familje, pjesa më e madhe e kësaj mirëqenieje varet ngushtë nga raporti në çift. Gjatë pushimeve çiftet shpesh zbulojnë një dimension bashkëpunimi dashuror dhe seksual që gjatë vitit dukej paksa i lënë mënjanë. E pra, akoma më shumë nga deti dhe dielli, është pikërsisht ky intimitet i zbuluar, që i bën mirë njerëzve, sepse eleminon stresin e grumbulluar gjatë muajve të tjerë. Atëherë, rezulton e nevojshme të kuptojnë se, për të zgjatur këtë ndjesi mirëqenieje, duhet me çdo kusht të kërkojnë të shkëputen nga hapësirat e intimitetit. Për shembull, të dalin ndonjëherë për të ngrënë darkë pa fëmijët, të bëjnë një shëtitje së bashku si në kohën kur ishin të dashuruar, apo të dhurojnë diçka që tregon se qënia e tyre është e dashuruar. Janë gjëra të vogla, por që kanë një rëndësi të madhe: forcojnë lidhjen nëpërmjet momenteve të mirëqënies, rigjenerojnë mendjen dhe raportin e çiftit. Duke vepruar kështu do arrijmë të mbajmë lart harmoninë që rregullohet gjatë periudhës së pushimeve.

Si mposhtet stresi pas kthimit nga pushimet?

Nëse personi është i aftë të investojë kaloritë e duhura në punë dhe në të njëjtën kohë arrin të ketë një marrëdhënie aktive me partnerin, ai ka zbuuar sekretin e vërtetë për të fituar ndaj çdo stresi dhe për të jetuar një jetë të plotë dhe të lumtur.

Family Holiday Stress | How To Cope | Kids Helpline

Flasim pak për fëmijët. Si të veprojmë për t’i rikthyer në jetën normale pas pushimeve?

Fëmijëve nuk duhet t’u imponojmë asgjë në mënyrë absolute. Megjithatë duhet të jemi autoritarë dhe bindës kundrejt tyre, por gjithmonë duke dhënë shpjegime të qarta, që do t’i ndihmojnë ata të kuptojnë atë që, në psikologji dhe psiqiatri, përkufizohet “parimi i realitetit”. Për shembull, nëse kur ishim me pushime i premtuam fëmijëve të qëndronin zgjuar deri vonë në darkë, pasi kthehemi në shtëpi dhe pasi afrohet periudha e fillimit të shkollës, është mirë t’u shpjegojmë atyre se për të ndjenjur zgjuar në klasë janë të nevojshme orët e duhura të gjumit. Kjo do të thotë që të shkojnë herët në shtrat sepse gjumi të bën mirë për shëndetin fizik dhe psikologjik. Duke i bërë ata të kuptojnë arsyen e qëllimeve tona do të thotë t’u mësojmë parimin e realitetit. Pa dyshim, ky është vetëm një shembull, që mund të përhapet në të gjitha situatat, si ushqimi apo studimi. Për më tepër thuhet se është e drejtë t’u japësh fëmijëve, brenda disa limiteve, të drejtën e replikës sepse në mënyrë të tillë mund të shprehin kundërshtimin e tyre.

Mjafton që për t’iu rikthyer normalitetit të përdorësh disa fjalë më tepër?

Po. Fëmijët duhet të kuptojnë që rregullat nuk janë imponuar sipas tekave të prindërve. Bëhet fjalë për disa norma që u shërbejnë fëmijëve për të përballuar më mirë detyrimet e jetës së përditshme.

Pse është e vështirë të bindësh fëmijët që të rifillojnë të studiojnë pas pushimeve?

Sepse bëhet gjithmonë gabimi i ndalimit të çfarëdolloj aktiviteti intelektual që ata merren gjatë periudhës së pushimeve. Në fakt duhet bërë një periudhë shkëputjeje nga deryrimet shkollore, por kjo nuk do të thotë që nuk duhet menduar për to. Lexoni bashkë gazetën, shkoni në kinema, bëni një shëtitje turistike në një lokalitet me interesa arkeologjike dhe natyrore, këto janë mundësi shumë të mira për të vënë mendjen në funksionim edhe pa marrë një libër në duar. Duke qenë të përqendruar dhe të vëmendshëm ndihmoni fëmijët, pasi të jeni kthyer në shtëpi, të rifillojnë të studiojnë me më pak vështirësi, si rrjedhojë edhe me më pak stres.

Start typing and press Enter to search