Gjatë verës mund ta zhvendosni palestrën në bregdet duke bërë ushtrime në ujë
Te ushtrohesh ne det eshte nje menyre e mire per te luftuar kilet e tepërta. Mund të vraponi, te bëni lëvizje dhe ushtrime specifike me këmbët dhe krahët. Të gjitha në det
- Një prej ushtrimeve më të rëndësishme për t’u bërë në ujë, është ai që vë në lëvizje këmbët. Këshillohet që t’i lëvizni këmbët në formë rrethi dhe kjo duket bërë të paktën për 4- 6 minuta.
- Pas kësaj shtrihuni me shpinë mbi ujë dhe filloni të lëvizni duart po në formë rrethi.
Vrap në ujë
- Të vraponi mbi ujë jo vetëm që është e mundur, por edhe ju bën që të harxhoni më shumë kalori sesa vrapimi në tokë. Këtë ushtrim mund ta praktikoni vetëm pasi uji ka arritur në gjysmën e trupit tuaj, sepse muskujt që vihen në punë janë më të shumtë.
- Frymëmarrja duhet të jetë e rregult dhe shtylla kurrizore duhet të mbahet sa më drejtë.
- Kryeni ushtrimin për rreth 10-12 minuta.
Në breg ushtrime për krahët dhe këmbët
- Edhe në breg të detit mund të bëni ushtrime të cilat ndihmojnë për të stërvitur trupin, por edhe për të humbur kilet e tepërta.
- Mund të shtriheni në breg të detit dhe të fusni në ujë vetëm këmbët. Pas kësaj mblidhni një herë këmbën e majtë dhe shtriheni. Një ushtrim të tillë përsëriteni rreth 4-5 herë.
- Të njëjtën gjë bëjeni edhe me këmbën e djathtë. Ky ushtrim ndikon në zvogëlimin e celulitit në pjesën e kofshëve.
- Ushtrimin e mësipërm mund ta vazhdoni me zonen e krahëve. Siç jeni të ulur në breg të detit, tendosini krahët tuaja mbrapa trupit dhe filloni ta shtyni atë përpara.
- Këtë ushtrim mund ta përsërisni 6- 7 herë.