Si te vishemi?
Kopjoni look-un casual te aktores Reese Witherspoon: xhinse te ngushta, bluze me vija dhe xhakete lekure
Te shohesh Reese Witherspoon ne serialin e vleresuar televiziv Big Little Lies, mund te marresh shume frymezime per t’u veshur. Kete radhe ajo na sugjeron nje look perfekt per diten, por te pasuruar me detaje glam-rock. Aktorja i ka kombinuar me shume stil disa veshje thelbesore must-have te kesaj pranvere.
- Xhaketa biker prej lekure, bluza e thjeshte me vija dhe xhinset skinny jane kompletuar me aksesore plot ngjyra dhe shume cool.
- Per te kopjuar idene, mjafton te mbathni nje pale kepuce roze – shume te bukura, nje cante te madhe me printime lulesh dhe syze dielli te mases oversize.
- Deshironi ndonje detaj me shume? Vathe te rrumbullaket dhe nje varese ne ngjyre te arte. Tani jeni gati per te dale dhe per t’u dukur super, edhe pse me veshje te thjeshta.