Nese doni te dini disa marifete se si te zgjidhni shalqirin me te mire, atehere lexoni cfare thote nje fermer me eksperience ne kete fushe
E kush nuk e pelqen shalqirin? Shumica e njerezve jane te fiksuar pas ketij fruti te shijshem dhe freskues. Ndonjehere kur blejme shalqi, shpresojme te kemi bere zgjedhje te mire, pasi nuk e kemi idene se si mund ta dallojme shalqirin e shijshem, te pjekur sa duhet, te embel, te lengshem dhe pa shume fara…. Por nuk ka pse te jete keshtu nese meson disa truke.
Shikoni per hapesiren e mbeshtetur ne toke
Shikoni pjesen e bardhe qe eshte mbeshtetur ne toke. Shalqinjte e pjekur kane disa pulla ne ngjyre te verdhe gati portokalli dhe jo te bardha.
Shikoni per “rrjeten”
Keto shenja qe ngjasojne me rrjete merimange tregojne se bletet e ka prekur pjesen e polenit te lules disa here. Sa me shume fekondim, aq me i emel eshte fruti.
Shalqinj ‘mashkull’ dhe ‘femer’
Mbase nuk e dini, por disa fermere i ndajne shalqinjte sipas “gjinise”. P.sh. “meshkujt” jane me te medhenj, kane forme te stergjatur dhe kane shije te ujshme. “Femrat” kane forme te rrumbullaket dhe jane shume te embla.
Kushtojini vemendje peshes
Eshte mire te zgjidhni nje shalqi qe te mos jete as me i madhi e as me i vogli. Zgjidhni nje frut me madhesi mesatare. Dhe mbani mend: i madh ose i vogel, shalqini duhet te ndjehet me i rende se sa madhesia qe ka.
Inspektoni bishtin
Nje bisht i thare tregon se shalqiri eshte i pjekur, nderkohe qe nje bisht jeshil tregon se shalqiri eshte keputur shume shpejt dhe mund te mos jete pjekur mjaftueshem.