Te pelqejne pikat? Kombinojini me stil si Jessica Alba
Ne fakt, kur vjen puna per mode dhe kombinim, aktores Jessica Alba nuk ja kalon askush.
Edhe pse nuk eshte shume ne qender te vemendjes kohet e fundit persa i perket kinematografife (sepse eshte shume e zene mes te qenit nene dhe sipermarrese e nje bizesi), Jessica na jep ide vertete frymezuese persa i perket veshjes. Dhe ne duhet te perfitojme nga cdo kombimin i saj ne cdo dalje publike (per t’i vjedhur pak stilin).
Ja nje prej kombinimeve me te bukura te aktores eshte ky. Nje outfit qe ka si protagonist nje nga tendencat me te bukura te sezonit: pikat. Jessica ka zgjedhur nje pale culotte (pantallona trecerekeshe te gjera) me pika dhe i ka kombinuar me nje xhakete te zeze, nje bluze te lirshme dhe pak aksesore. Nje pale vethe rrumbullake, kepuce te sheshta me xhufka (shuuume ne mode kete vere) dhe nje cante tracolla te kuqe.