Sjelljet qe ju bejne terheqese

Të jesh tërheqese nuk është gjithmonë e nevojshme të jeni të trukuar në mënyrë perfekte dhe me fustanin e duhur. Ndonjëherë është vetëm një qëndrim i vogël, një vështrim që mund t’ju bëjë shumë joshes dhe të shkaktojë shkëndijën tek personi që keni përballë. Tërheqja është ekuilibri i duhur midis kimisë dhe qëndrimit.

1. Siguria

Nuk ka gjë më tërheqëse sesa një grua që ka guximin të shfaqë idetë dhe qenien e saj. Kur ndiheni të lirë për të shprehur forcën, energjinë dhe guximin, ju shfaqni një atmosferë ndryshe nga të tjerët, një ndjenjë të bukurisë së lindur.

2. Ngjyrat

Ngjyrat janë thelbësore në jetë: zgjidhni tonalitetet që mund të nxjerrin në pah dhe shkëlqejnë lëkurën, si dhe nuancat të cilat theksojnë tiparet tuaja. Por kujdes, mos u mbingarkoni: mbani mend se më pak është më mirë. Ky është rregulli i vetëm i elegancës se vertete.

3. Buzëqeshja

Një buzëqeshje, edhe pse jo mjaft e përsosur, është në gjendje t’ju bëjë menjëherë tërheqës. Buzëqeshja lëviz muskujt e fytyrës, e cila nga ana e saj stimulon endorfinën që ju bën të ndiheni më mirë, dhe kështu jeni më të gatshëm dhe të lirë.

4. Vetbesimi

Gjithkush e di se vetëbesimi është një katalizator i vërtetë për tërheqjen e të tjerëve.

5. Qëndrimi

Një tjetër sekret që i bën gratë më tërheqëse është qëndrimi: qëndroni drejtë, me shpatulla të gjera dhe ndihuni zot i hapësirës që ju rrethon.

6. Shikimi

Shikimi është arma tërheqëse më e fuqishme, sepse ju mund të dërgoni mijëra sinjale përmes syve. Dhe mos harroni: meshkujt nuk e vërejnë nëse i keni lyer sytë, por vërejnë dritën që buron nga sytë tuaj.

Mbani mend: I bukur lind, ndërsa tërheqës bëhesh. Nuk është e mundur të ndryshohet trashëgimia gjenetike, por është vetëdija e vlerës së saj për të bërë ndryshimin.

femra-moderne.com