Skuqje, djegie, infeksione, kruarje sysh dhe lëkure – problemet qe sjellin pishinat

Skuqje, djegie, infeksione, kruarje sysh dhe lëkure, por edhe shqetesime te tjera qe vijne nga prezenca e klorit jane disa nga problemet qe sjellin pishinat

Menaxhimi i numrit të personave që duhet të mbajë një pishinë është thelbësor. Sipas Paramentrave Ndërkombëtare të Shëndetit, norma e sipërfaqes së llogaritur në hapësirën e një pishine duhet të jetë 2-3 metra katrorë për person. Por siç edhe të gjithë jemi dëshmitarë, në Shqipëri ky standard jo vetëm që nuk respektohet, por mbipopullimi i pishinave është jashtë çdo norme të lejuar.

Për pasojë, numri i personave që preken kryesisht nga infeksionet dhe problemet me lëkurën është tepër i lartë. Gjatë stinës së verës, mesatarisht brenda 24 orëve në shërbimin e infektivit vetëm në kryeqytet paraqiten deri në 50 pacientë me probleme me infeksionin e lëkurës, veshëve apo syve.

Prezenca e ujit me klor mund të shkaktojë skuqje të lëkurës, djegie, kruarje sysh dhe lëkure, si dhe infeksione veshi.

Si ndikon Klori

Klori përdoret për shkak të tre efekteve kryesore që ai ka, në mbajtjen e pishinës së pastër. Ai vret bakteret dhe mikrobet dhe oksidon ujin nga vajrat apo kremrat e trupit.

Klori që përdoret si dezinfektant, shkatërron amoniakun që ndodhet në ujin e pishinave, duke formuar disa produkte kimike që quhen kloramina.

Efektet kimike të tyre nuk janë të vogla. Për shkak të aromës së fortë kloramina ndikon në skuqjen dhe kruarjen e syve. Ajo shkakton alergji të ndryshme si dhe është i lidhur me disa sëmundje të lëkurës.

Sa më shumë të qëndrohet në pishinë aq më shumë klorina futet në lëkurë duke sjellë çrregullime të ndryshme. Mund të shkaktojë tharje të flokëve dhe lëkurës dhe cilësohet gjithashtu edhe si shkaktar i shtimit të rrudhave në fytyrë.

Si te parandaloni keto shqetesime

  • Bërja e një dushi me ujë të pastër para se të futesh në pishinë ndihmon në largimin e djersës, e cila ka një veti problematike në ndërverpimin me klorinën, duke mundësuar futjen e saj në lëkurë.

Nëse hyn në pishinë me trupin e djersitur, klori ndërvepron menjëherë me djersën dhe shkakton irritim të lëkurës dhe skuqje.

  • Bëni dush pasi dilni nga pishina, duke përdorur një sapun sa më natyral për trupin.
  • Pini sa më shumë ujë natyral për të qendruar sa më shumë të hidratuar.

femra-moderne.com

Start typing and press Enter to search