Smoothie me hurma dhe kos

Pak kohe me pare ju treguam per lengun me hurma dhe portokalle, sot do ju tregojme per nje recete te re me kete frut dimeror. Nese i pelqeni hurmat, ky smoothie mund te jete zgjedhja juaj e radhes per te provuar dicka te re. Receta eshte shume e thjeshte, e vetmja gje qe ju duhet eshte nje blender i mire dhe rezultati do jete perfekt.

Perberesit

  • 1 humre
  • 1 luge e vogel kanelle
  • 200 grame kos pa yndyre
  • 100 ml uje

Pergatitja

Qeroni hurmen. Gjithmone hiqeni lekuren, sepse eshte shume e rende per stomakun. Futni ne blender copat e hurmes dhe perberesit e tjere. Bluajini dhe smoothie juaj eshte gati.

Foto: figs&feta

Cfare tjeter mund t’i shtoni ketij smoothie?

Per te provuar shije te reja ose per te marr me shume vlera ushqyese, ketij smoothie mund t’i shtoni banane, shqeme (cashew), mandarina, etj. Ujin mund ta zevendesoni me qumesht bajamesh ose leng karrotash apo leng molle.

Smoothie eshte nje pije e trashe, e bere nga perzierja e frutave ose perimeve te fresketa me perberes te tjere si, uje, akull, produkte bulmeti ose embelsues.

femra-moderne.com