Dita Nderkombetare e Tokës është një nga datat kryesore në Kalendarin Mjedisor Nderkombetar.
Kjo ngjarje vjetore kremtohet më 22 prill. Në këtë datë në të gjithë botën zhvillohen veprimtari të ndryshme me objektiv në mbrojtjen e mjedisit në mbrojtje të planetit tonë-Tokë. Kjo ditë mjedisore, cdo vit dhe ne vende te ndryshme, ka nje sllogan, forma të ndryshme organizimi, pjesëmarrje dhe veprime konkrete në mjedis.
Në vitin 2016, Rrjeti Boteror i Dites Tokes perzgjodhi si sllogan “Pemet për tokën”. Disa miliona fidana pyjore mbillen ne këtë ditë në 200 shtete, të organizura nga rreth 22 mijë OJF, ku marrin pjese mbi një milardë njerez. Shumë veprimtari të tjera informuese e ndergjegjesuese ne shkolla, universistete dhe mjedise te tjera publike janë të programuara në këtë ditë.
Historia
Dita e Tokes u festua për herë të parë në vitin 1970 dhe tani është e koordinuar në nivel global nga Rrjeti Dita e Tokës dhe perkujtohet në gjithë botën çdo vit. Dita e veçantë e Tokës si dite e miratuar dhe nga OKB, është mbajtur më 22 prill 1970, është propozuar e themeluar në SHBA, nga senator Gaylord Nelson, jo vetem politikan, por dhe një veprimtar i spikatur mjedisor. Në vleresim te kesaj nisme dhe shume veprimtarive te tjera mjedisore te mevonshme, Nelson është nderuar me “Medaljen Presidenciale të Lirisë”.
Kur ka filluar te festohet ne Shqiperi
Edhe ne Shqiperi, pas viteve 1995, Dita e Tokes ka filluar te manifestohet ne forma dhe organizata te ndryshme mjedisore. Ka pasur rezultate te prekshme nga veprimtarite e kesaj dite, ku vemendja eshte perqendruar se shumti tek gerryerja e tokes si nje nder problemet me te medha mjedisore qe ka Shqiperia. Erozioni i tokës është kryesisht pasoje e shkaterrimit të mbuleses bimore te tokes, dhe i masave të pazbatuara agroteknike.
Shqiperia është një vend malor dhe pyjet malore, ekosistemet malore, janë burimi i parë i ujit të fresket e të paster. Ato luajnë funksione të rëndesishme, por në të njejten kohë janë nder ekosistemet më të brishta. Malet janë strehë e llojshmërisë biologjike bimore e shtazore të rralla e të pasura. Vec të tjerave, ato përmbajnë burime unike gjenetike, sigurojnë regjim të qëndrueshem të burimeve ujore, mbrojnë qendrat e banuara dhe sistemin rrugor.
Burimi: ata.gov.al