Speca me ajkë

Specat me ajkë është një recetë që përgatitet gjërësisht në të gjitha zonat e Shqipërisë.

Jo vetëm që është një nga gatimet më të shijshme që mund të provosh, por është edhe e pasur me vlera shëndetsore. Specat jane plot vitamina e minerale (Vit. A dhe C) ndersa ajka është e pasur me kalcium dhe riboflavin, por edhe vitaminat A, B, C dhe D.
Specat me ajkë mund të përgatiten shumë mirë edhe në shtëpi. Ja se si:

Përbërësit

2 kg speca
1 kg djathë i bardhë,
500 gr ajkë qumështi
qumësht
kripë

Përgatitja

Lani dhe thani specat. Më pas pastrojini nga bishti dhe farat.
Në një tas hidhni djathin e thërrmuar, shtoni ajkën e qumështit dhe përziejini.
Provojeni për kripë dhe nëse nuk ka marrë mjaftueshëm nga djathi, shtojini edhe pak.
Përzijeni mirë të gjithë masën dhe më pas nisni mbushjen e specave.
Vendosini specat e mbushur në kavanoza të sterilizuar. Në fund, tek kavanozat shtojmë qumësht derisa specat të mbulohen tërësisht.
Pasi t’i mbushni të gjithë kavanozat, mbyllili fort me kapakë dhe mbahen të pa hapur përreth një javë apo 10 ditë.