Speca në kavanoz

Eshte periudha me e mire per te gjetur speca me cmim te arsyeshem dhe t’i ruani neper kavanoza, per muaj te tere. Kjo recete ështe ideale për te shoqëruar një pjate mishi. Ose thjesht me djathe te bardhe, sic na pelqen ne ballkanasve t’i konsumojme. Mbyllini kavanozat ne menyre hermetike, qe t’i keni per gjithe dimrin.

Përbërësit:

  • 1 kg speca të kuq dhe jeshil
  • majdanoz
  • kripë
  • piper i zi kokërr
  • 10 thelpinj hudhër
  • 1-2 gota uthull molle
  • vaj ulliri

Përgatitja:

  • Lani dhe pastroni specat nga fara e brendshme dhe piqini në zjarr duke i përcëlluar mirë. Lërini të ftohen dhe hiqini lëkurën. Ndërkohë grini një tufë majdanoz dhe hudhrat.
  • Kripni specat, shtoni hudhrat, majdanozin dhe disa kokrra piper të zi, vajin dhe uthullën. Përziejini.
  • Përgatisni kavanozat duke i përcëlluar mirë në ujë të nxehtë, thajini mbushini me specat e pjekur dhe pak nga lëngu i tyre. Mbyllini mirë me kapak dhe vendosini përsëri të ziejnë disa minuta në ujë të nxehtë. Vazhdoni kështu për gjithë pjesën e mbetur. Ruajini në një vend të errët dhe të freskët që t’i keni gati sa herë që ju nevojiten.
Burimi: addasall.com

femra-moderne.com