Speci djegës: shije dhe shendet

Speci djegës, ndryshe djalli dobiprurës, jo vetem qe i jep shije pjatave, por na fal shendet e mireqenie

Erëza më e tmerrshme është një përqëndrim mirëqenieje: është e pasur me vitamina antioksiduese, thjeshton tretjen, stimulon qarkullimin. Por, sidomos, i jep një shtysë metabolizmit tuaj

  • Ju pëlqejnë situatat pikante edhe kur jeni në tavolinë? Përfshihuni edhe ju nga ai djall i vogël i kuq që, i ndez pjatat me shije dhe gëzim. Po flasim për specin djegës, një përqëndrim shijeje që sjell në tavolinat tona edhe një grimë shëndet.
  • Mjafton pak nga kjo erzë për të favorizuar tretjen dhe për të shfrytëzuar vetitë antioksiduese dhe antimalcuese.

  • Sasia e duhur e specit djegës siguron një prurje të mirë të vitaminave A dhe C, principe aktive që mbrojnë qelizat e plakjes.
  • Kjo erzë të ndihmon edhe për t’u dobësuar. Eshte meritë e një substance që rizgjon metabolizmin, duke i lejuar organizmit të sulmojë rezervat energjitike.
  • Do t’ju duket e çuditshme, por speci djegës është një ilaç i vërtetë edhe për hemorroidet.
  • Gjithashtu u vjen në ndihmë edhe atyre që u del shumë shpejt gjak nga hundët: përmban vitaminë K, me të cilën njihen vetitë antihemorragjike.

Erëza pikante që ndihmon stomakun dhe lufton dhembjen

Speci djegës prek qiellzën në pjesën e pasme dhe fytin me një djegie të papritur. Por më pas lë një shije shumë të fortë dhe që zgjat në gjuhë dhe në qendër të qiellzës.

Mësohuni pak nga pak

  • Nëse nuk jeni mësuar ta konsumoni, filloni duke hedhur pak në pjatën e makaronave që po hani për drekë ose shtoni pak te perimet tuaja në darkë.
  • Ekspertët këshillojnë ta shoqëroni (pluhur ose të plotë) edhe me prodhimet e qumështit, si me salcat e kosit ose djathërat e butë.
  • Nëse e kuptoni që e keni tepruar me këtë erzë, shuajeni djegien me një gllënjkë qumësht. Kapsaicina, që ndodhet te speci, nuk është e tretshme, kështu që nuk “lahet” vetëm me ujë.

Kur është mirë ta shmangni

  • Mos ua jepni fëmijëve, sidomos ata kur janë të vegjël: stomaku i tyre nuk arrin ta tresë.
  • Shmangeni specin djegës edhe në periudhën e shtatzënisë dhe gjatë dhënies gji të fëmijës.
  • U ndalohet atyre që vuajnë me probleme të tretjes dhe të zorrës, si koliti.
  • Nuk u këshillohet atyre që u nënshtrohen terapive me ilaçe antimpiksëse (aspirina, për shembull).

femra-moderne.com