E bardhë, e kuqe dhe blu: ngjyrat e stilit marinar, me detajin fantastik të punimit me vija horizontale gjatë verës së këtij viti është ndër veshjet më të preferuara, te cilen e kane zgjedhur ta sjellin stilistet me ne ze te modes si, Ralph Lauren, D&G, Armani etj.
Emrat e njohur të modës këtë vit në koleksionin pranverë-verë 2016 sjellin të njëjtën prirje për disa arsye. E para se, stilistët e shikojnë gjithmonë si një zgjedhje të sigurt, pasi nuk del kurrë nga stili, dhe e dyta sepse, njerëzit e thjeshtë mund të gjejnë një shumëllojshmëri përshtatjesh, për të pasqyruar personalitetin e tyre.
Këtë vit, stilistët e mëdhenj janë përqendruar tek tendenca më klasike në disa variante: ai më elegant nga Giorgio Armani, i cili ka përshtatje në binomin e kuqe/blu në veshje të përditshme apo dhe fustane mbrëmjesh. Dolce&Gabbana ka sjellë qëndisjen në relievet e vizave detare, super tradicionale, në simbole si yll deti apo çadra me ngjyra.
Stili marinar ne veshjet e Ralph Lauren është përdorur në fustane, funde, bluza, rroba banje etj.
Përveç veshjeve një vend kryesor zënë edhe aksesorët, si çantat, rripat, varëset e byzylykët që preferohen shumë nga femrat në jetën e përditshme.
Por ky stil nuk eshte vetem per vajzat dhe grate. Edhe meshkujt duket se kane mundesi ta pershtasin ne jeten e tyre te perditshme kete stil.