Stilimi i flokëve në shtëpi nuk ka pse te jete i frikshem. Për te ndryshuar look-un tuaj nuk është e nevojshme të shkosh gjithnjë në sallonin e bukurisë. Ju mund t’i jepni look-ut tuaj një vibrim të ri në sajë të fazave të lehta në shtëpi. Duke blerë produktet qe ju nevojiten.
Bigudinat
Ju mund të përdorini edhe forma më të thjeshta, të cilat nuk e dëmtojnë shumë flokun tuaj. Janë pikërisht bigudinat, ato të cilat të bëjnë të mundur ondet sipas madhësisë që ju dëshironi.
Aksesorë për flokë
Me ndihmën e kapseve të flokëve ju mund të stiloni shumë lehtë modele të ndryshme flokësh. Shpesh ju keni nevojë t’i lidhni flokët qoftë për praktikë, qoftë edhe për një ndryshim look-u. Modeli i kapjes së flokut nga mbrapa kokës me baluke të ngritura lart, te shtrira ne nje ane, ose edhe “te rremujshme” janë në modë kete sezon.
Masha
Nëse i keni flokët të drejtë, një piastër cilindër për të bërë onde dhe kaçurrele do t’ju ndihmonte të ndryshonit herë pas here pamjen tuaj.
Piastra
Piastër hekuri është e kundërta e aksesorit të mësipërm. Nëse i keni folkët kaçurrel dhe doni të ndryshoni, mund t’i drejtoni flokët me një piastër të cilësisë së mirë.
Peneli i flokëve
Ju lejon të provoni tonalitete të ndryshme ngjyrash, brenda një dite.