Kush tha qe strecet nuk mund t’j u bejne te dukeni si neper pasarela?
Ka nga ato qe i kane blere vetem per palester, ose nga ato qe i mbajne vetem per shtepi, por eshte nje mekat i vertete t’i veshesh vetem per keto raste. Po, sepse strecet kane nje potencial te madh ne fushen e modes. Strecet mund te jene nje nga veshjet me pak te vleresuara te femrave dhe ky eshte nje gabim i madh. Femrat e showbiz-it i veshin ne vend te pantallonave klasike te ngushta, megjithate duhet te pranojme se nuk jane aq te thjeshta per t’u veshur.
Si t’i kombinojme qe te mos rrezikojme te gabojme? Rregulli i vetem kryesor eshte: mos harroni qe nuk jane pantallona te vertetam prandaj duhet t’i kombinoni me bluza te gjata dhe te lirshme, qe te mos nxirrni ekstremisht ne pah format.
1. Me triko te gjate dhe kepuce te sheshta me thembra te hapura
2. Maxi cardigan (triko e thurur e gjate) dhe kepuce balerine
3. T-shirt me vija horizontale dhe kepuce mocasini
4. Kemishe e bardhe siper dhe atlete te bardha
5. Triko me kapuc dhe taka
Burimi: grazia.it