Stresi i bën dedikim publik vjehrrës

Stresi dhe Keisi vazhdojnë të komentohen shumë për lidhjen e tyre, pasi muaj më parë u ndanë dhe ai bëri çmos që ta fitonte sërish dashurinë e saj.

Por, së fundi Stresi la të kuptohej se janë ribashkuar, duke shkruar “Duan të na ndajnë por nuk do ia dalin”.

Madje, Stresi publikoi edhe një fotografi, ku shfaqet bashkë me nënën e Keisit dhe i bën asaj një dedikim publik.

“Me vjehrren me te mire”, ishin fjalët e reperit, duke mos lënë më vend për dyshime në lidhjen e tij me Keisin.