Bukuria e dëmton “rëndë” shëndetin, tregon studimi më i fundit i Universitetit të Valencias ne Spanjë.
Femrat e bukura mund të jenë të dëmshme për shëndetin e meshkujve. Në studim u përfshinë 84 studentë meshkuj. Ata u mbyllën në një dhomë për periudha të ndryshme kohore që varionin nga pesë minuta deri në një orë prane me nje femer te bukur.
Efektet janë edhe më të mëdha nëse meshkujt besojnë se femra pranë tyre është “jashtë ligës së tyre”, shkruhet në Telegraph.
Sipas rezultateve të studimit, femrave të bukura u mjaftojnë vetëm 5 minuta për të shkaktuar probleme me shëndetin e meshkujve.
Në artikullin e publikuar në “Telegraph.co.uk”, thuhet se efektet janë më të mëdha tek meshkujt që takohen me një femër të bukur dhe besojnë që ajo është ‘e paarritshme’ për të.
Kjo për shkak se në raste të tilla ndodh një rritje e shpejtë e nivelit të hormonit kortizol. Këtë lloj hormoni trupi e prodhon në situata të stresit psikologjik, dhe është i lidhur me sëmundjet e zemrës.
Kortizoli prodhohet nga trupi nën stresin fizik apo psikologjik, dhe është i ndërlidhur me sëmundjet e zemrës.