Studim: Kjo eshte ora ideale për të nisur mësimin

Akademia Amerikane e Pediatrisë ka kryer një studim për të parë se cila është ora më e përshtatshme që nxënësit të nisin mësimin, në mënyrë që truri i tyre të mos jetë i fjetur, por aktiv.

Përvec teksteve shkollore, metodologjisë së mësimdhënies, mënyrës se si duhet të edukohen drejt nxënësit në shkollë, duket se një problem përbën edhe e ngritura herët në mëngjes nga nxënësit.

Sipas rezultateve të Akademisë Amerikane të Pediatrisë , për moshën 10 vjeçare ora ideale kur ata duhet të nisin mësimin është ora 8 e mëngjesit. Ndryshe është për 16 vjeçarët, ku për ta mësimi duhet të fillojë mes orës 10 – 10 e 30 të mëngjesit. Ndërsa për 18 vjeçarët, dita e mësimit duhet të nisë në orën 11 e 30.

Këto rezultate kanë marrë parasysh ritmet biologjike të nxënësve, për të përcaktuar kështu një orë të saktë, ku mësimnxënia është më efikase. Rezultatet e studimit janë pasqyryar në “The Huffington Post” dhe pritet që kjo akademi të publikojë studime të tjera të kryera, që lidhen me individë nën 18 vjeç.

femra-moderne.com