Studim: Personat që lexojnë libra jetojnë më gjatë

Më shumë se 25% e amerikanëve të rritur e kanë pranuar se nuk e kanë lexuar as edhe një pjesë të vetme të një libri gjatë vitit të kaluar. Kështu thonë statistikat që vijnë nga “Pew Research Center”.

Personat që lexojnë libra jetojnë më gjatë

Të paktën kështu thonë hulumtuesit e Universitetit të Yale-it të cilët kishin studiuar 3635 persona më të vjetër se 50 vjeç dhe kishin zbuluar se ata që lexojnë libra 30 minuta në ditë jetojnë mesatarisht 23 muaj më gjatë sesa lexuesit e revistave, ose se ata që nuk lexojnë fare.

Siç duket, praktika e leximit të librave krijon angazhim konjitiv që përmirëson shumë gjëra, përfshirë fjalorin, aftësitë e mendimit dhe përqendrimin. Gjithashtu ndikon edhe në inteligjencën emocionale, perceptimin social, etj.

Leximi i 50 librave në vit është diçka që shumë lehtë arrihet. Ndonëse leximi i një libri në javë mund t’ju duket si e pamundur, faktikisht është diçka që shumë lehtë mund ta bëjnë edhe personat me axhendën më të ngarkuar.

femra-moderne.com