Gjatë periudhës së izolimit për shkak të koronavirusit, shumica e fëmijëve shfaqën probleme me gjumin, shqetësime ose nervozizëm, sipas një studimi të paraqitur sot nga Ministria italiane e Shëndetësisë.
Studimi u krye nga spitali i fëmijëve “Gaslini” në Xhenova, mbi një kampion prej 6800 familjesh, ku u përfshinë 3251 fëmijë.
“Rezultatet sugjeruan se 65 % e fëmijëve nën gjashtë vjeç dhe 71 % e fëmijëve të moshës 6-18 vjeç paraqitën probleme në sjellje ose simptoma regresioni”, tha spitali.
Ankesat më të zakonshme për fëmijët nën 6 vjeç ishin çrregullime të gjumit, nervozizëm dhe ankth, kurse për ata më të rritur ishin gulçime, modele shqetësimi të gjumit dhe luhatje humori.
Në veçanti, në këtë grupmoshë vërehet një ndryshim domethënës i ritmit të gjumit me një tendencë për të shkuar në shtrat shumë më vonë dhe nuk mund të zgjohen në mëngjes. Edhe një paqëndrueshmëri e shtuar emocionale, nervozizëm dhe ndryshime në gjendjen shpirtërore janë vënë re në grupmoshën e adoleshentëve.
Italia ishte vendi i parë në Europë që hyri në një izolim mbarëkombëtar, më 10 mars. Rregullat e qëndrimit në shtëpi u hoqën gradualisht duke filluar nga 4 maji.