Shkencëtarët kanë kryer një studim me dy binjakë, ku njeri qëndroi në hapësirë për një vit, ndersa tjetri në tokë. Ndryshimet do ju habisin…
Projekti “Twin Study” u bë për të ekzaminuar efektet që udhëtimi në hapësirë ka në trupin e njeriut, pasi binjakët identikë kanë të njëjtin material gjenetik.
Astronautët Scott dhe Mark Kelly janë binjakë identikë, të cilët morën pjesë vullnetarisht në këtë eksperiment. Scott udhëtoi në hapësirë me astronautët e tjerë dhe kaloi 340 ditë atje, ndërsa binjaku tjeter Mark qëndroi në tokë.
Pas kthimit në tokë të Scott, shkenctarët janë përpjekur të kuptojnë ndryshimet që ndodhin në trupin e njeriut në një vend ku graviteti është thuajse zero.
Në skajet e kromozomeve të njeriut shtrihen telomeret. Gjatësia e tyre zvogëlohet me çdo dyfishim qelizor. Por pas shumë kopjeve, telomeret shkurtohen dhe qelizat nuk ndahen më. Ky është njëri nga faktorët që nxit plakjen. Shkencëtarët gjetën se përderisa Scott ishte në orbitë, telomeret e tij u rritën më shumë se sa të vëllait të tij binjak pak pasi ai u thye në tokë.
Një tjetër rezultat interesant nga ky studim është se gjatë vitit të tij në hapësirë, ADN-ja e Scott u bë pak më e ndryshme sesa ajo e Markut. Megjithatë, pas një kohe ajo u kthye në nivelin e saj të mëparshëm.
Por ky eksperiment ju na bën të mendojmë rreth ‘Paradoksit Binjak’ të Ajnshtajnit dhe Teorisë së Relativitetit, që na tregon se koha ngadalësohet kur arrijmë shpejtësinë e dritës. Natyrisht, nuk ka anije kozmike që udhëton me shpejtësinë e dritës. Por ndoshta një ditë ky eksperiment do të hedh dritë mbi pyetjen se si ta ndalojmë procesin e plakjes.
Lexoni studimin e plote ketu.