Supa me karota eshte nje ide e mire gatimi per te gjithe familjen: e ushqyeshme dhe e shendetshme – eshte e persosur edhe per femijet e vegjel. Eshte shume e thjeshte per t’u pergatitur, prandaj ju sugjerojme ta provoni sa me shpejt.
Karota është e pasur me vitamina A, B dhe C, si edhe substanca minerale mjaft të çmuara për organizmin. Ajo përmban një substancë të quajtur b-karoten, e cila përmirëson shikimin. Konsumimi i shpeshtë i karotave është i nevojshëm, sidomos për ata persona që vuajnë nga lodhja, dobësia dhe stresi. Karota ndihmon gjithashtu në rritjen dhe zhvillimin e enegjisë e vitalitetit të adoleshentëve. Hekuri që ajo përmban, rrit nivelet e hemoglobinës në gjak, duke luftuar aneminë. Kërkimet e fundit kanë provuar se substanca beta-karoten mund të ndërpresë veprimtarinë e tumoreve e sidomos të mushkërive dhe pankreasit. Per te mesuar me shume rreth vetive kuruese te karotes, klikoni ketu.
Dieta me supë karotash është mjaft e mirë për pastrimin e mëlçisë.
Përbërësit për 4-6 persona:
- 600 – 800 gr karota
- 1 qepë
- 1 spec
- 30 gr gjalp ose vaj
- 1 litër ujë
- një kub i koncentruar perimesh
- kripë,
- piper i bardhë i bluar
- 100 ml qumësht ose pana.
Menyra e gatimit:
- Karotat dhe speci pastrohen, qërohen dhe priten në rrathë.
- Qepa qërohet dhe grihet imët.
- Gjalpi hidhet në tenxhere, kaurdisët qepa, shtohen edhe perimet dhe bashkë kaurdisën për 2-3 minuta, pastaj shtohen kubi i supes dhe uji.
- Supa zihet 15-20 minuta.
- Pas zierjes, tenxherja hiqet nga zjarri, perimet behen pure ne mikser.
- E hedhim perseri supen ne tenxhere dhe e veme ne zjarr, i shtohet qumështi ose pana dhe sapo të marri valë, supa hiqet nga zjarri.
- Zbukurojeni me nje degez majdanoz.
Keshille: Ne kete recete kemi perdorur kubin e koncentruar te perimeve, por mund ta zevendesoni me leng te fresket perimesh.
Lexoni edhe: Supe me kungull e karota