Supe me fasule dhe spinaq

Një mënyrë e re gatimi e fasuleve, një recetë vërtetë e shijshme, por edhe e shëndetshme. Nëse dëshironi mund të shtoni një racion mish pule dhe vakti është mëse i plotë.

Përbërësit:

  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 qepë të grira (rreth 3 filxhanë)
  • 3-4 degë selino, të grira (rreth 1 filxhan)
  • 5 thelpinj hudhër të grira
  • 4 filxhanë me lëng perimesh (ose mishi)
  • 4 filxhanë uji
  • 450 gramë fasule të bardha
  • 3 degëza trumzë e freskët
  • 1 lugë caji rozmarinë e freskët e grirë imët
  • 1/4 lugë çaji me spec djegës të grirë
  • 220 gramë spinaq i pastruar dhe i prerë
  • 1/4 filxhan me lëng limoni
  • 1 lugë caji kripë

Racione: 8

Vështirësia e gatimit: E lehtë

Mënyra e përgatitjes:

  1. Lani dhe kulloni fasulet.
  2. Ngrohni vajin e ullirit ne temperaturë mesatare në një tenxhere të thellë. Shtoni qepën dhe selinonë dhe përziejini për 3 minuta. Shtoni hudhrën dhe vazhdoni gatimin edhe për 1 minutë.
  3. Shtoni lëngun e perimeve, ujin, fasulet, trumzën, rozmarinën dhe specin djegës. Lerini të ziejnë.
  4. Ulni temperaturën, mbulojeni dhe lereni të ziejë për 2 orë, ose derisa fasulet të zbuten.
  5. Shtoni spinaqin, lëngun e limonit dhe kripën. Vazhdoni gatimin edhe për 1 minutë. Gjella është gati për t’u shërbyer.

femra-moderne.com

Start typing and press Enter to search