Supe me kungull dhe karota

Supa me kungull dhe karota eshte nje nga me te preferuarat e stines.

Beta-karoteni, e cila i jep disa ushqimeve atë ngjyren e verdhë, portokalli dhe te kuqe, është nje substancë që vepron si një antioksidant i fuqishem. Beta-karoteni është e pranishme në kungull duke i bërë ate të dobishem në uljen e rrezikut të disa lloje kanceresh. Beta-karoteni është i pranishëm edhe në karota, që do të thotë që ju do të jetë duke marrë një dozë të dyfishtë të antioksidanteve  nga kjo recetë.

Kjo supe eshte ushqyese, e mire dhe perfekte per ta gatuar per familjen dhe miqte tuaj. Siper mund t’i hidhni cfare te deshironi per ta zbukuruar: fara kungulli te pjekura, salce kosi ose gjethe majdanozi.

Perberesit:

  • 2 luge vaj kokosi (ose vaj ulliri)
  • 3/4 filxhan me qepe te grira
  • 1 filxhane pure kungulli
  • 1 thelpi hudher, e shtypur
  • 1 luge spec i kuq
  • 1/4 filxhan bishta qepe te prera
  • 4 filxhane me leng mishi
  • 2 filxhane me karrota, te grira
  • kripe dhe piper per shije

Per dekorim:

  • Fara kungulli te pjekura
  • kos
  • majdanoz

Receta: Supe krem kungulli

Menyra e pergatitjes

  • Nxehni vajin ne temperature mesatare ne nje tenxhere te madhe.
  • Shtoni qepet dhe skuqini lehte per 5 minuta.
  • Shtoni edhe hudhren, piperin e kuq dhe perberesit e tjere. Gatuajini derisa karrotat te zbuten, perafersisht 30 minuta.
  • Lereni supen te ftohet pastaj bluajeni ne nje mikser qe te behet ne forme pureje.
  • Sherbejni menjehere me dekorimin e preferuar.

femra-moderne.com