Një supe e lehte dhe e shijshme, e trashur me oriz e vezë, dhe aromatizuar me leng limoni.
E ku ka me mire se sa nje tas supe e nxehte me leng mishi dhe limon ne keto dite kur moti fillon te ftohet? Vjeshta, dimri dhe pranvera do ju kalojne per mrekulli ne shoqerine e kesaj recete te thjeshte por shume te ushqyeshme. Mund te perdorni vetem lengun e mishit, por nese doni kesaj supe mund t’i shtoni edhe mishin e prere ne copa te vogla. E persosur me mish pule, por edhe me mish vici gjithashtu.
Përbërësit 4-5 persona:
- 1,5 litra lëng mishi
- 4 lugë gjelle oriz
- 50 gr gjalpë
- 1 veze,
- 1/2 kokërr limoni,
- majdanoz i freskët i grirë,
- kripë, piper i zi
Menyra e pergattitjes:
- Në lëngun e mishit qe ka filluar te marr vale hidhet orizi, kripa, dhe lihet të ziejnë në zjarr te avashëm rreth 30 minuta. (Mund te perdorni edhe orizin e ziere qe ju ka mbetur pa ngrene nga dita e meparshme, per te shkurtuar kohen e gatimit.)
- Mbulojeni me nje kapak dhe lereni te zbutet orizi, me pas hiqeni nga zjarri.
- Në një enë hidhet veza, rrihet mirë se bashku me lëngun e limonit. Pak e nga pak e shtojme te supa, nderkohe qe vazhdojme ta perziejme.
- Në fund rregullohet me majdanoz të grirë hollë dhe piper të zi, sipas dëshirës. Mund ta zbukuroni me ndonje fete limoni.