Supe me qiqra – filloni pergatitjen qe ne dreke, qe ta shijoni ne darke!
Supa në darkë është bërë shija e ditës: e bollshme dhe e shijshme, ajo është një pjatë që i pëlqen të gjithë familjes
Përgatitja: 20 minuta
Zierja: 2 orë e 5 minuta
Pushimi: 6 orë
Përbërësit për 6 persona:
- 500 g qiqra;
- 2 qepë të mëdhaja;
- 2 kërcej selinoje;
- 3 domate;
- 12 ullinj të zinj;
- 3 thelpinj hudhre;
- 3 lugë gjelle vaj ulliri;
- 1 spec;
- 2 yje anasoni;
- një majë thike shafran;
- pak kanellë;
- pak kumin pluhur;
- 10 kokrra piper të kuq;
- kripë;
- piper.
Përgatitja
- Lërini qiqrat në një enë me ujë të ftohtë për të paktën 6 orë.
- Qëroni dhe grini qepët. Hiqni fijet e kërcejve të selinosë. Pritini në copa të vogla.
- Çani domatet në formë kryqi. Hidhini në ujë të valuar, qërojini dhe hiquni farat. Priteni tulin në copa.
- Në një tenxhere me presion, nxehni vajin. Kaurdisni qepët dhe selinonë në zjarr të ulët, për 5 minuta, pa i lënë që të marrin ngjyrë. Shtoni qiqrat e kulluara, domatet, thelpinjtë e shtypur të hudhrës dhe specin e grirë.
- Lagini me 2 litra ujë të ftohtë. Çojini në valim. Mbulojini me kapak dhe pastaj lërini të ziejnë në zjarr të ulët për 1 orë.
- Shtoni anasonin, kuminin, shafranin dhe kanellën. Hidhini pak kripë. Mbulojini dhe vazhdojeni zierjen edhe 1 orë tjetër.
- 10 minuta para përfundimit të zierjes, shtoni ullinjtë në supë. Rregullojeni me kripë dhe piper dhe me kokrrat e kuqe të shtypura.
- Shërbejeni të nxehtë.
Më dietikja
Duhet të dini që qiqrat janë më pak kalorike se makaronat dhe orizi. Ato janë gjithashtu edhe më të pasura me minerale, si magnez, kalcium, kalium, hekur, zink.
- Lexoni edhe: Gjellë me qiqra dhe zarzavate