Kjo supe me spinaq, jo vetem qe eshte nje ide e mire per dreke ose darke, por eshte edhe ushqyese.
Spinaqi është shumë i shëndetshem, por edhe i shijshem. Nëse dini ta gatuani sic duhet kete recete, e sigurte qe do merrni shijen e vertete te kesaj perimeje.
Perberesit:
- 450 g spinaq të ngrirë
- 2 lugë gjalpë
- shafran Indie pluhur
- Pjesa e bardhë e nje prasi
- 2 patate
- një thelpi hudhër
- 2 lugë miell
- 250 ml lëng perimesh
- 1 litër qumësht
- kripë
- piper
Pergatitja:
- Në tenxhere shkrini gjalpin dhe skuqni prasin e prere në feta. Shtojini shafranin dhe hudhrën.
- Skuqini per 5 minuta, pastaj shtoni kripë, miellin dhe patatet e prera ne kubike.
- Shtoni lengun e perimeve deri ne vlim. Shtoni edhe qumeshtin.
- Me pas grini patatet e ziera derisa te behet masa kremoze.
- Kthejeni tenxheren perseri ne zjarr. Shtoni perseri pak qumësht, nëse supa eshte tepër e trashë, dhe shtoni spinaqin.
- Gatuani spinaqin deri sa te marri një valë.
- Rregulloni shijen e supes me kripë dhe piper dhe shërbejëni.
Sipas një studimi të kohëve të fundit, spinaqi glikoglicerolipidet që përmban spinaqi mund të ndihmojnë në mbrojtjen e shtresës së brendshmë të traktit digjestiv nga dëmtimet – sidomos dëmet që lidhen me inflamacionet. Përvec kësaj, kjo bimë përmban kripëra minerale dhe shumë vitamina, si: magnez, kalium, fosfor, bakër e kalcium dhe në kuzhinë është shumë i kombinueshëm në shumë receta e gatime.
Lexoni me shume:
https://femra-moderne.com/spinaqi-ushqimi-me-i-mire-ne-bote/