Supe me presh dhe patate

Kjo supe kremoze me presh dhe patate eshte nje ide e thjeshte per darke, shoqeruar me buke te thekur dhe e sherbyer ne nje tas te vecante.

Kjo supe me presh dhe patate eshte shume e mire si nje pjate e pare, pasi ka nje shije te bute. Gjithashtu mund te jete edhe nje darke e lehte dhe e mjaftueshme. Preshi dhe patatet jane te dyja burim i mire fibrash, prandaj e bejne trupin te ndihet mire dhe shendetshem. Preshi është një zgjedhje e shkëlqyer për të gjithë ata që duan të ndjekin një dietë të shëndetshme, duke qenë se ka pak kalori dhe është plot me vitamina e minerale. Edhe patatet jane të mbushura plot me vitamina dhe minerale ushqyese, jane te pasura me karbohidrate, proteina, kripëra minerale dhe vitamina te ndryshme, ku mbizotëron vitamina C.

  • Per 4-6 persona
  • Koha e pergatitjes: 20 minuta
  • Gatimit: 35 minuta
  • Koha totale: 55 minuta
  • Veshtiresia: e lehte

Perberesit

  • 25 g gjalpe
  • 1 qepe e grire imet
  • 4 presh te medhenj, prere ne feta te holla
  • 450 g patate, te qeruara dhe prera
  • 850 ml leng mishi pule ose uje
  • 150 ml pana e rrahur
  • bishta qepe te prera, per zbukurim

Pergatitja

Receta e kesaj supe eshte per 6 persona, por nese ju duhet me pak, mos i ulni masat e perberesve. Ne vend te kesaj, pergatiteni te gjithe me masat e dhena, konsumoni sa ju nevojitet dhe pjesen tjeter mbajeni ne ngrirje. Keshtu do e keni darken gati per nje nate tjeter, kur nuk keni kohe apo deshire per te gatuar. Shpejt dhe thjesht, ringroheni dhe konsumojeni. Marre nga Woman and Home.

  1. Shkrini gjalpin ne nje tigan te thelle, shtoni qeper dhe preshte. Mbulojeni dhe lerini perimet te zbuten per 10 minuta, por pa i skuqur.
  2. Shtoni patatet, rregullojeni me kripe dhe piper, shtojini lengun e mishit dhe lereni te vloje.
  3. Pasi te marri vale, uleni nxehtesine dhe ziejeni ne zjarr te ulet per 25 minuta.
  4. Bluajeni supen derisa te behet kremoze dhe kalojeni ne nje tenxhere te paster. Shtoni panen.
  5. Ringrohni supen, pa e cuar ne vlim, provoni shijen per kripe.
  6. Mbushni tasat e supes dhe hidhini persiper bishta qepe te njome dhe sherbejeni menjehere.

femra-moderne.com