Receta per supe me pule, kerpudha dhe perime
Koha e pergatitjes:
Gatimi:
Veshtiresia: E lehte
Perberesit per 8 racione
- 2 luge gjelle vaj ulliri
- 3 karota, te prera
- 2 kunguj te vegjel, te prere ne copa
- 3 dege selino, te prera
- 1 spec i kuq
- 6 thelpi hudher, te grira
- 1 kanace (800 gr) domate te grira
- 1 kanace (400 gr) qiqra, te kulluara dhe te thara
- 2 filxhane kerpudha te prera ne feta
- 8 copa pule
- 1 luge caji trumze
- ½ luge caji rozmarine
- 1 luge caji kripe
- ½ luge caji piper i bluar
- 1 filxhan djathe Parmixhano i gire, per t’ja hedhur siper
Pergatitja
Zieni pulen per rreth 30 minuta, me pas hiqeni nga zjarri dhe lereni te mbuluar. Ne kete menyre vazhdon te gatuhet dhe te leshoje lengjet e veta.
Ne nje tenxhere, hidhni vajin e ullirit dhe sapo te ngrohet pak, shtoni karotat, kungujt, specin dhe selinone te prera dhe kaurdisini here pas here. Lerini sa te zbuten, rreth 5 minuta, duke e perziere here pas here.
Shtoni hudhren. Ne momentin qe perimet jane zbutur dhe hudhra ka cliruar aromen e saj, hidhni kanacen me domate. Perziejeni. Shtoni qiqrat dhe me pas kerpudhat. Vazhdoni t’i kaurdisni.
Shtoni copat e pules, 3 filxhane nga lengu i pules, erezat, kripen dhe piperin. Vazhdoni gatimin edhe per 15 minuta. Fikeni zjarrin dhe lereni te mbuluar te vazhdoje edhe per 20 minuta gatimin me avullin e vet.
Siper mund ta sherbeni me djathin parmixhano te grire.