
Catherine De Bolle e para grua në krye të Europolit
Catherine De Bolle do të marrë më 1 maj postin e drejtueses së Europolit, agjencia europiane e specializuar në luftën kundër kriminalitetit. Njoftimin e ka dhënë Këshilli i Bashkimit Europian, i përfaqësuar nga 28 shtetet anëtare. Kjo është hera e parë që një grua merr këtë funksion. Bolle, në krye të Policisë Federale belge u emërua për një mandat katërvjeçar