Tavë dheu, gatimi tradicional i Tiranës

Një nga gatimet tradicionale të zonës së Tiranës dhe ndër më të veçantat e kuzhinës shqiptare. Tava e dheut është shumë e shijshme dhe është shumë e preferuar nga shqiptarët, por edhe mahnitëse për të turistët e huaj. Mesoni se si ta gatuani kete pjate plot shije

Përbërësit: 

  • 00 gr mish viçi
  • 200 gr gjizë
  • 1 qepë
  • spec i kuq (djegës)
  • spec jeshil
  • salcë domatesh
  • 1 luge miell
  • majdanoz
  • kripë
  • piper
  • pak gjalpë
  • 1 thelpi hudhër
  • vaj ulliri

Përgatitja:

  • Si fillim, presim mishin e vicit dhe qepen ne kubik dhe i kaverdisim ne tigan me vaj ulliri per 15 minuta.
  • Ndezim furren ne 250 grade. Marrim tavat (ose tavën e madhe) i lyejmë me pak gjalpë dhe i vendosim në furre, në mënyrë që të nxehen sa më shumë.
  • Ne nje tigan tjeter shtojme gjalpin dhe skuqim miellin ne te.  Shtojme gjizen ose djathin Feta, piperin e zi, kripen dhe specin e kuq djeges (sipas deshires).
  • Nese deshironi shtoni nje domate te grire ne mixer ose salce domatesh.
  • I bashkojme te gjitha ne nje tigan, i hedhim pak ujë dhe i lemë të ziejnë për 2-3 minuta.
  • I nxjerrim tavat e nxehta nga furra dhe ndajme pergatitjen me mish. I fusim te furren e parangrohur per 15 minuta.
  • Pasi i nxjerrim nga furra, tava e dheut është gati për t’u shërbyer. Por kujdes mos digjeni.
  • Mund t’i shtoni pak majdanoz te fresket siper.

Keshille: Nese mishi eshte i forte, mund ta ziejme fillimisht ne tenxhere me presion dhe me pas te vazhdojme me proceduren si me siper.

femra-moderne.com

Start typing and press Enter to search