Duket shume e thjeshte dhe eshte super e shijshme kjo tave me gjize. E pasuruar me leng limoni, hudher dhe qepe te njoma, behet nje salce e mrekullueshme per te lyer buken e thekur
Perberesit per 6 deri ne 8 antipasta:
2 filxhane me gjize
1 limon, lekura e grire dhe lengu
2 thelpinj hudhre te grira
gjysme filxhani me bishta qepe te njome, te grira
1/2 luge caji me kripe
Piper i sapobluar
Vaj ulliri ekstra i virgjer
Crackers ose feta bagete te thekur, per te shoqeruar salcen me gjize
Menyra e pergatitjes:
- Ngrohni furren ne 190 grade. Ngjyeni lehte me vaj ulliri taven ku do pergatisni gjizen.
- Perzieni gjizen, lengun dhe lekuren e grire te limonit, hudhren e grire, bishtat e qepeve te njome, kripe dhe shume piper te sapobluar.
- Derdheni ne tave dhe hidhini vaj ulliri persiper. (Nese doni mund ta mbuloni taven dhe ta ruani ne frigorifer per diten e neserme ose per vaktin kur doni ta keni konsumoni.)
- Piqeni ne furre per 15-20 minuta. Hidhini perseri pak vaj ulliri persiper.
- Sherbejeni menjehere me crackers ose feta bagete te thekur.
