Nese ju pelqen Nutella kjo eshte receta qe duhet te ndiqni per ta bere vete ne shtepine tuaj.
Mjafton te keni pak durimne punimin e perberesve mire e mire dhe shume shpejt do arrini te keni kremin tuaj me lajthi gati per t’u shijuar. Mund ta perdorni per te lyer buken, per te mbushur krepa e per te bere embelsira, apo per ta ngrene ashtu me luge 🙂 Megjithate ju keshillojme te mos e teproni sepse eshte shume kalorike, por sigurisht qe kjo qe beht ne shtepi eshte me pak e demshme se ajo qe blejme ne dyqan.
Perberesit:
- 80 g lajthi te qeruara
- 30 g sheqer kaf
- 25 ml vaj luledielli
- 5 g kakao e hidhur ne forme pluhuri
- 150 g cokollate me qumesht
- 2 pika esence vanilje
Pergatitja:
- Fillojme duke pjekur ne tigan per disa minuta lajthite e qeruara nga lekura, duke i perziere here pas here qe te mos digjen, por te piqen mire.
- I vendosim ne mikser, ndersa jane akoma te ngrohta, duke i grire mire. Kontrollojeni here pas here qe te bluhen te gjitha.
- Pas pak minutash do fillojne te brumosen dhe keshtu do arrijne nje forme kremoze shtojme sheqerin kaf dhe vazhdoni bluarjen edhe per disa minuta, derisa sheqeri te shperbehet.
- E hedhim te gjithe masen ne nje tenxhere dhe shtojme kakaon.
- Filloni te shtoni dalengadale edhe vajin.
- Shtoni edhe esencen e vaniljes, nderkohe qe e perzieni masen.
- Shkrijme cokollaten ne banjomari dhe kur te jete shkrire (jo te kete marre vale) e bashkojme dalengadale, duke e perziere me nje spatul, me kremin e lajthive qe kemi ne tenxhere.
- Perziejeni derisa te perfitoni nje mase kremoze dhe me pas e shtojme ne nje kavanoz te paster.
- Mbylleni me kapak dhe vendoseni ne frigorifer qe te pushoje te pakten dy ore.
- Tani kremi jone Nutella eshte gati per t’u shijuar sipas deshires.
Kur ta beni, mos harroni te na tregoni se si ju doli.
Shperdaje qe ta lexojne edhe miqte tuaj!