Facebook eshte rrjeti social me i perhapur, i ideuar fillimisht si nje menyre per te na mbajtur ne kontakt me njeri-tjetrin dhe per te na lehtesuar komunikimin… por qe eshte kthyer ne te kunderten dhe duke bere te kunderten e asaj per te cilen ishte menduar te sherbent. Jane shtatë raste te cilat e tregojne me se miri kete.
S’ka me album fotografik. Mbi te gjitha gjenerata e re e ka krejtësisht të panjohur këtë grup fjalësh. Ose i njeh, por menjëherë mendja e tyre shkon tek albumet e Facebook-ut dhe më pas në ato realet. Tek ato që i gjen rastësisht kur zhvendos diçka ose i nxjerr enkas kur të vizitojnë familjarët.
Nuk ka me komunikim. Për një arsye ende të paditur kemi arritur në fazën që mendojmë se i kemi diskutuar të gjitha dhe se e vetmja temë diskutimi e përbashkët është të pyesim për kodin e wirless-it, për t’u futur menjëherë në rrjetet sociale. Kaq shpejt mërzitemi nga njëri-tjetri?
https://www.facebook.com/222849284410325/photos/a.315950128433573.91004.222849284410325/1291599707535272/?type=3&theater
Nuk ndajmë më gjë me të tjerët. Në vazhdim të pikës së mësipërme. Na ka zënë një mani për t’i ndarë gjërat virtualisht (share) me të tjerët dhe kur vjen tema për të biseduar nga afër për një çështje, shfaqim një lodhje në të dëgjuar dhe në të folur.
Nuk marrim më në telefon. Chat-i është zgjidhja më e thjeshtë. Preferojmë mesazhet dhe messenger-in sesa zërin e tjetrit.
Nuk jetojmë më çastin. Përdorim i tepërt i ekranit na ka larguar nga përditshmëria dhe na ka bërë të jemi thjesht vëzhgues konsumatore. Pak ditë më parë Adele kërkoi nga fan-sja e saj të ulte kamerën dhe të shijonte atë që kishte para saj, por jo përmes ekranit.
Kureshtja për ta parë tjetrin nga afër. Nëpërmjet rrjeteve sociale shuhet çdo kureshtje për të parë tjetrin nga afër, pasi atje ai poston foto nga më të ndryshmet, te aktiviteteve qe kryen, në mënyrë që ti të ndjekësh në çdo moment të ditës se çfarë është duke bërë, rrjedhimisht edhe deshira per ta takuar eshte me e vogel.
Të kufizuar ne shprehjen e ndjenjave. Nuk ka gjë më të mirë se sa të shohësh reagimin e tjetrin teksa i shpreh një nga ndienjat e tua. Sido që të jetë reagimi i tij/saj duhet provuar. Nuk duhet fshehur më pas maskës që çdo media sociale na ka veshur.
Ja nje video qe e tregon me se miri se si na ka ndryshuar jeta nga Facebook-u.
https://www.facebook.com/brightside/videos/876668102461934/