Te mos shendoshemi gjate festave

E kemi shume te lehte te dorezohemi para pjatave te bollshme me mishra te ndryshëm, antipasta dhe salca super kalorike, pije me sheqer dhe alkool, apo ëmbelsirave te shumellojshme… të cilat jane ‘normale’ ne ditët e fundit te vitit për shkak te festave. Ne fund ankohemi sepse kemi shtuar ndonjë kile, apo sepse nuk ndihemi mire nga shëndeti. Lexoni këshillat tona që do t’ju ndihmojne te ruani peshen dhe shendetin në keto dite festash

Mos anashkaloni vaktet me idene qe t’i lihet vendi darkes

  1. Nga nje dite e zakonshme trupi yne duhet te perftoje 35% te kalorive ditore te nevojshme nga konsumimi i mengjesit, 40-50% te kalorive nga dreka dhe jo me shume se 25% nga darka. Dhe ne kete nate te nderrimit te viteve kemi nje disbalancim te tmerrshëm te kesaj perqindjeje.
  2. Mengjesi rekomandohet te jetë sa me i balancuar me karbohidrate dhe proteina. Dritherat dhe buka integrale na ndihmojne t’i japim energjine e duhur trurit dhe ndihmojnë trupin te zgjohet dhe te aktivizohet.
  3. Karbohidratet do te perdoren te giitha për energjine qe i nevojitet trupit tone per aktivitetet tona gjate dites dhe nuk na depozitohen ne dhjamë.
  4. Bakllavaja, një embelsire qe nuk mungon gjate festimit eshte shume e rende. 1 racion bakllava ka rreth 500-700 kalori (ne varesi te menyres se gatimit), qe do te thote se nga 1 racion bakllava ne dite ne marrim 25-30% te kalorive ditore.
  5. Pertypuni ngadale, ne menyrë qe organizmi juaj te paralajmerojë me qartesi momentin kur stomaku dhe zorrët tuaja te jene te ngopur. Duke ngrene shpejt, truri juaj ne fakt nuk mundet ta kuptojë sinjalin e ngopjes dhe kjo ju bën te hani akoma me shume, duke lodhur kështu procesin e tretjes.
  6. Shoqeroni pjatat e dyta, mundesisht mish i bardhe, me perime dhe hiqni dore nga patate te skuqura apo perime ne vaj.
  7. Pijet alkoolike dhe ato superalkoolike, dihet ge shtojnë sasine e sheqerit ne organizmin tonë prandaj kufizoni verën e kuqe ne nje gote te vetme dhe zgjidhni kokteje alkoolike me te lehta. Ne qoftë se doni patjetër nje gote verë me shume, merreni kete ne fund te vaktit, kur te jeni te ngopur.
  8. Një orë pas fillimit te vaktit, keni ndjesine e rendimit dhe gjumit qe, padyshim vijnë nga sinjali i ngopjes që dergon stomaku. Ne fakt, ne këte moment trupi aktivizon te gjitha energjite ne procesin tretes dhe perpiqet te lehtesojë rendimin e stomakut, i cili shtyn edhe drejt organeve te tjera, duke krijuar dhimbje e perzierje te lehte.

Sallatat 

  • Nga ato perftojme pak kalori dhe shume vitamina dhe na mbushin stomakun, prandaj duhe te jene me te preferuarat.
  • Personat qe vuajne nga semundjet kardiovaskulare, hipertensioni, kolesteroli i larte apo diabeti duhet te jene shume te kujdesshem duke konsumuar me pak sasi dhe me pak yndyma. Keta persona duhet te perdorin ne mase te vogël produktet ushqimore te mishit.

Gjeli i detit

  • Mishi i gjelit te detit pemban triptofan, një aminoacid esencial per trupin e njeriut. Po keshtu permban mineralin e seleniumit i cili jep një kontribut te çmuar ne parandalimin e kancerit.
  • 100 gr gjel deti ofron një sasi seleniumi, qe perben 30% te nevojave ditore per një person. Gjeli i detit eshte gjithashtu burim i pasur i vitamines B-niacin, e cila ndihmon ne normalizimin e nivelit te sheqerit ne gjak.  
  • Vetem duhet te beni kujdes te mos konsumoni lekuren e tij, pasi ka mjaft yndyra te ngopura, shume kalori dhe kolesterol. Lexoni me shume ketu.

Mishi dhe nenproduktet e tij

  • Kur mishi ftohet, ai eshte gjithmone i ekspozuar ndaj baktereve dhe kur bashkohet me produktet e tjera qe kane te njëjtën gje, situata behet me problematike dhe familjaret jane te predispozuar per t’u helmosur. Situata perkeqesohet akoma me shume kur ushqimet riciklohen ne ditet pas festave.
  • Mishi duhet te ruhet ne ambient te pershtatshem dhe ne temperaturen e duhur. Shumica e njerezve e anashkalojne kete fakt duke menduar se eshte dimer dhe temperaturat jane te uleta.
  • Mishi i ndenjur i gatuar 2 dite me pare dhe qe nuk eshte i ruajtur ne kushtet e duhura, shkakton rritjen e baktereve qe behen shkaktare per helmime.

Kujdes ne konsumimin e pijeve me gaz dhe te lengjeve te konservuara

  • Vetem nje kanace ka 10 luge sheqer. Pas 20 minutash, sheqeri provokon nje shperthim te insulines. Melçia pergjigjet dhe shnderron ne yndyre sa me shume sheqer qe te mundet.
  • Pas 40 minutash, absorbimi i kafeines eshte i plote. Arteriet zgjerohen, rritet tensioni i gjakut dhe melçia vazhdon te hedhe sheqer ne gjak. Perçuesit adenozines ne tru janë bllokuar.
  • Pas 45 minutave, trupi rrit prodhimin e dopamines, duke ngacmuar kenaqesine ne tru.
  • Pas 60 minutash, acidi fosforik lidh kalçiumin, magnezin dhe zinkun ne zorren e holle, duke siguruar një nxitje te metejshme te metabolizmit. Kjo shkaktohet nga sasia e madhe e sheqerit dhe embelsuesve artificiale qe gjithashtu rrisin nxjerrjen urinare te kalçiumit.
  • Kafeina duke qenë diuretik, ju ben te urinoni shpesh. Kjo siguron largimin nga trupi juaj te magnezit, kalçiumit dhe zinkut qe duhet te shkonte te kockat e trupit tuaj.
  • Po keshtu lengjet ne kuti permbajne pafund sheqer artificial, aromatizues dhe ngjyroses dhe jane mjaft te varfera me vitamina e minerale.
  • Keshillohet te konsumoni sa me shume lengje natyrale frutash dhe sidomos portokalle e agrume. te cilat ndihmojnë mjaft ne metabolizmin e yndyrnave.

Rezultate imazhesh për christmas drinks

Mos abuzoni me alkoolin

  • Te gjithe, pa perjashtim, duhet te bejnë kujdes me alkoolin, jo vetem ata qe vuajne nga semundje kronike, si hipertensioni, diabeti dhe semundjet e zemres.
  • Nese doni te pini, mos e tejkasloni masen prej 100 gramesh. Duhet te dini qe alkooli ka shume kalori, 1 gr alkool jep 7 kalori.
  • Gjithashtu, shmangni perzierjen e pijeve nga pijet me gaz tek vera, rakia, apo birra, gje qe çon ne dehje me te shpejte.

femra-moderne.com