Sëmundjet e lëkurës, është një term i gjërë që përshkruan gjendje të shumta. Disa sëmundje lëkure janë serioze dhe vdekjeprurëse, ndërsa disa të tjera janë thjesht bezdisëse.
Disa sëmundje lëkure janë shpërfytyruese, ndërsa disa të tjera janë thuajse të padukshme. Le t’i shikojme me rradhe…
Aknet
Akne vulgaris është sëmundja e lëkurës më e trajtuar nga mjekët dermatologë. Është një gjendje kronike që prek mbi 85% të adoleshentëve dhe të rriturve të rinj. Ka lloje të ndryshme aknesh që reagojnë ndaj llojeve të ndryshme të trajtimit.
Keratozat Seborreike
Keratozat Seborreike janë plagë beninje që mund të mos duken domosdoshmërisht si të tilla. Mund të kenë ngjyra të ndryshme, të rriten shpejt, të kenë krruarje dhe ndonjëherë gjakderdhje. Fatmirësisht, janë lehtësisht të dallueshme nga kanceret e lëkurës.
Herpes
Orale dhe gjenitale, herpes shkaktohet nga virusi herpes simplex. Infeksioni i këtij virusi zgjat gjatë gjithë jetës, megjithatë shpërthimi i herpesit mund të mbahet nën kontroll me mjekime.
Infeksionet e Herpesit në gratë shtatëzëna mund të shkaktojnë infeksione serioze për bebin.
Dermatiti
Termi Dermatit përshkruan shumë klasifikime reagimesh jonormale të lëkurës. Dermatiti më i zakonshëm është dermatiti atopik, ose eczema.
Urtikarie
Urtikariet shkaktohen nga një reaksion alergjik në lëkurë, e cila lëshon kimikatin histaminë. Urtikariet akute mund të trajtohen zakonisht me mjekime, por urtikariet kronike që zgjasin më shumë se 6 muaj, kanë nevojë për një studim të hollësishëm dhe zbulimin e shkakut të tyre.
Infeksionet
Infeksionet shkaktohen në rastin kur një organizëm i jashtëm hyn në lëkurë. Këto klasifikohen kur lloji i organizmit që shkakton infeksionin – bakterial, fungal ose viral.
Psoriazis
Psoriazis është sëmundje e lëkurës që zgjat gjatë gjithë jetës, e cila shkaktohet nga ndryshimet në sistemin imunitar. Shpërthimi i psoriazës është shumë karakteristik. Gjatë viteve të fundit mjekësia ka bërë hapa të mëdha me zhvillimin e mjekimeve biologjike që trajtojnë këtë sëmundje bezdisëse.
Rozakea
Rozakea është një gjendje e zakonshme e lëkurës që karakterizohet nga skuqje e fytyrës dhe akne. Ende nuk është zbuluar shkaku i kësaj sëmundjeje, por ka mjekime dhe trajtime efektive të cilat e mbajnë nën kontroll.
Lythat
Lythat shkaktohet nga virusi papiloma human. Ka shumë lloje lythash dhe shumë trajtime efektive për secilin lloj.
Dermatiti Seborreik
Dermatiti Seborreik shkakton një shpërthim karakteristik në zonat me qime të lëkurës së fytyrës. Shpeshherë trajtohet me shampoo kundër zbokthit.
Kanceri i lëkurës
Ka disa lloje kanceresh lëkure, që nga karcinoma e qelizave bazale me rritje të ngadaltë e deri tek melanoma potencialisht fatale. Per te dalluar kete semundje eshte e nevojshme vizita me mjekun.
Ne cdo rast, kur vereni nje nga keto probleme eshte mire te vizitoheni tek mjeku specialist per te marre trajtimin e duhur.