Të rrezikoni ndonjëherë është një gjë e mirë. Ja pse…

Të rrezikoni është një gjë e mirë, pasi na fal siguri ne vetvete, na ben te mundur te realizojme endrra qe kishim dyshime t’i provonim, por edhe na permireson intuiten.

Krijon më shumë siguri në vetveten tuaj

Të shkuarit për pushime vetëm dhe në një vend të huaj është një zgjedhje me rrezik nga shumë anë. Ju vë ballë për ballë me të papriturat dhe me një ndjesi të padurueshme vetmie. Por është një eksperiencë që shton sigurinë në vetvete. Sepse është një hedhje në hapësirë që, pasi realizohet, dhuron shumë kënaqësi. Ju detyron të përballeni me ankthe dhe frika, dhe t’i kapërceni ato. Me pak fjalë, është një rast fantastik për t’u rritur.

Është rasti për të realizuar shumë ëndrra

Rreziku ju bën të rigjeni shijen për të jetuar, shijen e “gjithçka është e mundur”. Është shtysa që ju hap dritëza të reja, stimulon krijimtarinë dhe ju shtyn të bëni projekte. Nëse, për shembull, ju tërheq ideja e të martuarit, mos ngurroni së tepërmi. Duhet të kini parasysh që në jetë nuk ka shumë raste për të realizuar dëshirat tuaja. Të dish të kapësh fluturimthi mundësitë është një mënyrë për të mos patur pendime. Edhe kjo është në vetvete një arsye kënaqësie.

Zgjeron horizontin tuaj për jetën

Të braktisësh një punë të sigurtë për t’u hedhur në një projekt të ri dhe stimulues? Besojini instinktit tuaj dhe mos u frenoni nga frika e së nesërmes. Ankorimi te siguria sjell palëvizshmërinë shoqërore. Ju detyron të shikoni po të njëjtat fytyra dhe të përsëritni të njëjtat biseda. Fillimisht, prishja e këtij automatizmi mund t’ju hutojë, por pastaj ju hap ndaj jetës: zgjeron mundësinë për të eksploruar ambiente të ndryshme dhe për të lidhur miqësi të tjera. Kjo është shtysa për t’u pasuruar njerëzisht.

Zhvillon parandjenën

Moskokëçarwse, ndoshta paksa të pavetëdijshme, por edhe më intuitive. Të rrezikuarit ju mundëson të zhvilloni “shqisën e gjashtë”. Kjo ndodh, sepse rreziku ju vë në duart e instinktit. Njëlloj sikur të ishte zemra juaj ajo që vendos se çfarë të bësh. Por kjo mund të kthehet edhe në një avantazh: ndonjëherë, për të marrë një vendim të vështirë për punën, është mirë të zgjidhni që të drejtoheni nga një ndjesi e menjëhershme, në vend që të humbisni kohën me llogaritje dhe parashkime. Në rastin e parë, mbeteni akoma në të tashmen, në të dytin kërkohet të kontrollohet e ardhmja. Një utopi, jo diçka e sigurtë.

Mos u hidhni në sipërmarrje të rrezikshme, nëse keni shumë dyshime. Për të mbajtur nën kontroll ankthin, është mirë që të ndryshoni në mënyrë graduale.

Ju vë nën një dritë tjetër

Gjatë festave ose mbrëmjeve në shoqëri preferoni të qëndroni mënjanë dhe të vëzhgoni, jo sepse nuk ju pëlqen të zbaviteni, por nga frika se mos bëni figurë të keqe por kjo bën që të mbeteni të burgosura në etiketat e thjeshta që të tjerët ju vënë. Të përzierit me turmën dhe të guxuarit, duke treguar ndonjë barcaletë ose ndoshta duke kënduar në karaoke, ju jep mundësinë të shfaqni një pjesë të fshehur tuajën, që ndoshta as ju nuk e dinit që e kishit. Dhe që e keni ndrydhur nga frika se mos thyeni rregullat e një grupi, ku çdokush ka një rol. Të tjerët do t’ju shohin me një sy tjetër, mund të jeni e sigurtë për këtë.

Ju ndihmon të rinovoheni

Ndryshimi i look-ut ndonjëherë mund të jetë i frikshëm. Por është pikërisht paparashikueshmëria që ju jep energji. Edhe në situata të tilla është e domosdoshme të rrezikoni. Nëse nuk braktisni binarët e zakonshëm, mbeteni në vend dhe pa rezerva: psikologjike dhe fizike. Në fakt, kur truri duhet të përshtatet me situata të pazakonta shtyhet të punojë më shumë, të krijojë lidhje dhe bashkangjitje të ndryshme. Ky proçes është si një elizir rinimi për mendjen tuaj dhe për ju, që jeni aktive vazhdimisht.

Të ëndërruarit me sy hapur na mëson që të guxojmë më tepër. Është njësoj sikur të ndezësh një llampëz që stimulon dëshira dhe fantazi të reja.

recursing-snyder.88-198-36-142.plesk.page

Start typing and press Enter to search