Mëngët si zile jane tendenca e ketij sezoni. Mesoni disa menyra se si te visheni me mëngët si zile!
Nese pranveren dhe veren e shkuar ishin ne mode shpatullat jashte, tendenca më e madhe e kësaj pranvere do te jene menget si zile.
Ka filluar qe ne stinen e dimrit
Si tendence ka filluar qe ne stinen e dimrit, kur stilistet, blogeret e njohura të modës apo edhe në street style eshte pare te vishen veshje me menget si zile.
Mëngët zile, këtë pranverë do t’i shihni kudo. Është një trend i rikthyer që këtë vit ka dominuar çdo lloj veshje.
Tendenca must-have
Nderkohe qe bluza, fustane apo xhaketa me mëngë shumë të gjera janë ‘must-have’ për pranverën 2017.
Në stile të ndryshme, në gjatësi të ndryshme, të rehatshme e sensuale, ato mund të prezantohen gjatë këtij sezoni si stili që shkon për çdo rast.
Në ngjyra e modele të ndryshme, nuk ka rëndësi me çfarë e kombinon një bluzë, një këmishë apo një fustan të tillë, mjafton mëngët të jenë të gjera.
Ju pelqen kjo tendence? A keni blere ndonje veshje me menget si zile? Na shkruani ne pjesen e komenteve me poshte.