Eshte ajo koha kur fillon te mendosh se si do jene tendencat e bukurise per sezonin e pranveres dhe veres… Ja cfare duhet te dini
Per pranveren dhe veren pamja juaj do jete me e ndritshme dhe te guximshme. Nderkohe qe trendi me i “nxehte” i veres do te jete lekura e paster, perfekte per plazh. Gjithashtu do shikoni shume xixat neper produktet e makijazhit. Po ashtu edhe nje rikthim te fuqishem te look-ut te viteve ’80.
Look i viteve ’80
Per ju qe keni guximin e nevojshem, ka ardhur koha te perdorni ngjyrat e forta. Urban Decay ka hedhur ne treg nje palete me te gjitha ngjyrat Full Spectrum. Po ashtu edhe Lottie London me colour range duket se do jete nje nga me te suksesshmit kete vit.
Perdorini keto ngjyra ne qepallat e syve, buze apo molleza. Marc Jacobs, Nina Ricci, Topshop Unique, Chanel, jane disa nga stilistet qe e dashurojne look-un e viteve ’80.
Te njollosur, jo smokey
Stili “smokey” per lyerjen e syve eshte gjithmone prezent neper sfilata. Nje here ne menyre klasike, ndonjehere pak me ndryshe, por ne thelb i njejti. E kete vit duket sikur nuk eshte tamam smokey, por disi i njollosur. Prandaj nese padashje ju “njolloset” vija qe keni bere me lapsin e syve, mos u shqetesoni. Tani keni arritur nje nga tendencat e vitit! 😀
Ky look ngjan shume me pamjen qe merr makijazhi yne kur “bie” dhe Balmain e ka pelqyer shume.
Xixa
Xixat jane kthyer per te qendruar per ca kohe! Dhe ky sezon duket se do jete i theksuar nga xixat. Do ta shikoni ne qepalla, apo ne cepat e brendshem te syve, si ne sfilaten e DKNY. Fendi ka luajtur mendsh pas buzeve me xixa. Nderkohe qe per te mos shkuar deri ketu, mund te zgjidhni buzkuqe me shkelqim.
Ka mundesi qe edhe buzet me shkelqim “metalik” te kthehen ne nje tendence te forte kete vit. Por kete do ta shohim.
Makeup pa makeup
I ashtuquajturi makijazhi “pa makijazh” eshte gjithmone i pershtatshem per veren. Ti e ben makijazhin ne menyre aq natyrale, sa qe dukesh sikur nuk ke bere fare makijazh. Ne radhe te pare qe e ndjekin kete tendence jane Kim Kardashian dhe Alicia Keys. Artistet jane vezhguar me pamjen “No makeup Makeup”. Isabel Marant, Michael Kors dhe Vera Wang kane qene vecanerisht te frymezuar nga ky look.
Cila tendence bukurie ju pelqu me shume dhe do te ndiqni kete sezon? Komentoni me poshte dhe te na tregoni per trendin tuaj te preferuar.
Mund te na ndiqni ne Facebook, Instagram, Twitter dhe Pinterest per te pare publikimet tona me te fundit!