Princeshë Diana mbetet një nga femrat më të dashura dhe më frymëzuese të familjes mbretërore angleze.
Lady Diana konsiderohet nje ikone mode e pashtershme. Shume nga stilet e saj te te veshurit jane kthyer ne aktualitetin e modes per cdo kohe dhe jane lidhur ngushte me emrin e saj. Si stili klasik, po ashtu edhe casual i saj vazhdojne te mbeten koherente.
E kete vit, disa nga tendencat me te ndjekura duket sikur jane frymezuar pikerisht nga stili i saj. LE t’i shohim se bashku.
Bluzat me jakë dhe fjongo
Një nga elementet më të veçanta të stilit të saj, kane qene bluzat me jake dhe fjongo, si dhe kemishat me fruda . Ne vitet e fundit ky stil eshte rikthyer në aktualitetin e botes se fashion-it. Bluzat dhe këmishat me këtë jakë kombinohen lehtësisht me xhinse, por edhe me pantallona dhe ju tregojnë totalisht femërore.
Xhinset ‘mom’
Është tendenca n.1 vitet e fundit. Lady D i adhuronte këto lloj xhinsesh për daljet e saj casual. Me një palë sandale loafers dhe një këmishë të bardhë, ajo ishte e veshur aq mirë atëherë, saç mund të jetë kushdo edhe sot.
Kombinimi i së kuqes me rozën
Roze dhe e kuqe eshtë nje nga kombinimet e ngjyrave më të preferuara këtë sezon. Dhe Princeshe Diana ka qene nje adhuruese e ketij kombinimi te pazakonte. Ajo e ka veshur kete fustan te Catherine Walker ne nje vizite zyrtare ne Kuvait, ne vitin 1989, rreth 28 vjet me pare.