Keni akoma dëshirë për ta joshur? A ju rreh përsëri zemra për të? Së fundi, a jeni me të vërtetë e dashuruar? Për ta ditur, bëni testin.
- Aroma juaj e preferuar:
A. Aroma e barit të sapoprerë.
B. Parfumi i tij.
C. Era e kroasanëve të ngrohtë në mëngjes. - Kur ju nevrikos:
A. Ripërtypeni në heshtje në qoshen tuaj.
B. Ia thoni menjëherë atë që keni në zemër.
C. Shkoni e blini diçka që ju pëlqen. - Grupi i miqve të tij të vjetër ka ardhur në shtëpinë tuaj:
A. Qëndroni dhe zbrazni tavllat, duke u grindur.
B. Përkujdeseni për të dashurin tuaj dhe jeni e gëzuar që e shikoni kaq të lumtur.
C. Shkoni në kinema me një shoqe. - Hera e fundit që i keni thënë “të dua”, ka qenë:
A. E keni harruar.
B. Këtë mëngjes.
C. Javën që kaloi. - Një femër tepër joshëse i vardiset, ju mendoni:
A. Përsëri do të sillet sikur të ishte ndonje superstar!
B. Çfarë shansi kam që jetoj pranë një mashkulli kaq të dëshirueshëm.
C. Më vjen turp që tregohem aq xheloze. - Flini:
A. Me një bluzë të vjetër të butë.
B. Me këmishë nate joshëse.
C. Lakuriq, por e parfumosur. - Keni besim tek ai:
A. Jo, sepse ndonjëherë është gënjeshtar.
B. Po, plotësisht.
C. Jo gjithmonë. - Vendimet e rëndësishme:
A. Ai vendos pa u këshilluar asnjëherë me ju.
B. I merrni të dy së bashku.
C. I merrni vetëm, ai beson plotësisht te ju. - Preferoni fundjavat:
A. Nuk i pëlqeni fundjavat.
B. Gjatë të cilave secili bën çfarë i do qejfi.
C. E kaluar të dy së bashku. - Kur mendoni për të:
A. Kaloni si në një film të gjitha të metat e tij, të mëdha dhe të vogla.
B. Përgatisni gjithçka që do t’i thoni kur të takoheni.
C. Zemra ju rreh fort. - S’keni marrë lajme prej tij që prej 24 orësh:
A. E lehtësuar, i thoni vetes “më së fundi e qetë”.
B. Tepër e shqetësuar, vini në alarm spitalet, policinë, familjen.
C. E nevrikosur, mendoni për sapunin që do t’i jepni kur të kthehet. - Ju fton të darkoni në një restorant ekzotik, por ju e urreni atë lloj kuzhine. I thoni:
A. Ja një vend i gjetur mirë, për të folur për divorcin tonë.
B. Me ty më pëlqen gjithçka, edhe minjtë e zier dhe makaronat e shoqëruara me reçel.
C. Pas dhjetë vjetësh martesë, akoma se ke mësuar që e urrej atë lloj kuzhine. - Arritja që ka më shumë rëndësi për ju është:
A. Profesionale.
B. Familjare.
C. Shoqërore. - Nuk mund të rrini:
A. Pa e injoruar.
B. Pa e prekur.
C. Pa e kritikuar. - Ju ka kapur një mërzi e vogël:
A. Niseni vetëm me pushime.
B. Lini takim te parukieri.
C. I telefononi mikes suaj të ngushtë.
Keni me shume pergjigje A, B, apo C? Lexoni me poshte rezultatet:
Më shumë A: Zhgënjim
Dëshira, afrimiteti, besimi, bashkëpunimi, mendonit se mund të ndanit gjithçka me të. Një mendim i vogël mbi të dhe zemra juaj rreh fort. Por pak nga pak, te ju është instaluar zhgënjimi. Princi juaj i kaltër nuk është ai që mendonit se ishte. Lidhja juaj është transformuar në miqësi, por ju nuk e shikoni kështu jetën tuaj së bashku. Keni arsyetuar shumë, keni thënë se është rrjedha natyrale e gjërave, keni pyetur veten shpesh nëse nuk do të ishte e shëndetshme të mendoni një ndarje. Por para se të arrini deri aty, pse nuk i jepni vetes dhe një mundësi të fundit, duke biseduar ose duke u arratisur për një fundjavë. Për çiftin juaj do t’ia vlente…
Më shumë B: Dashuria në “dhëmbët sharrë”
Ka ditë që dëshironi t’ia shqyeni të brendshmet, ta hidhni nga dritarja, atë, shokët e tij, nënën e tij, kompjuterin e tij… Gjithçka ju çon në dëshpërim! Ditëlindja juaj, që ai e harron një në dy herë. Çelësat që i humbet gjithë kohës. Heshtja e tij, kur e pyesni e pyesni se çfarë nuk shkon. Mungesat e tij të pashpjegueshme. Dhe pastaj, mjafton që ai të vijë me lule, t’ju përqafojë, të shpërthejë me atë të qeshurën që ju bën të mallëngjeheni, dhe gjithçka rregullohet! Jetoni vazhdimisht midis dashurisë shkrirëse dhe dëshirës për të qenë e lirë. Megjithatë, jeni shumë e aftë për të manovruar këto kundërshtime dhe partneri juaj nuk vuan nga kjo gjë. Së fundi, gjendjet tuaja shpirtërore i japin shije jetës tuaj në çift. Rrini e qetë, keni akoma shumë ditë të bukura në perspektivë!
Më shumë C: Gjithmonë dashuri
Për ju, dashuria bën rimë me përgjithmonë: kur jeni lidhur, ju keni realizuar ëndrrën tuaj të fëmijërisë: ta kaloni jetën pranë princit të kaltër. Dhe ka shumë pak mundësi që të gaboni rrugë. E dashuruar, por e kthjellët, ju e dini që të ndash ditë dhe netë kërkon gjithashtu edhe sakrifica, lejime. Që dashujria të përparojë, ajo duhet ushqyer, përkujdesur, duhet të shpalosni thesarë imagjinate për të prishur rutinën dhe rindezur dëshirën. Më qartë, ju keni një imazh të pjekur dhe të kthjellët të jetës në çift. Ju besoni shumë se bashkimi juaj do të rezistojë. Lidhja juaj dashurore është kryevepra juaj, pikëmbështetja, arsyeja juaj e të ekzistuarit. Ju e ilustroni ëmbëlsinë e të jetuarit dhe shumë njerëz ju kanë zili.