Test: A jeni tip qaramane?

Ne nje artikull te meparshem ju treguam se, edhe menyra se si qani tregon se kush jeni dhe cfare personaliteti keni. Ekspertët e psikologjise mendojnë se të shfryrit është një metodë shumë efikase, sepse më pas ndjehesh më mirë. Por mbi të gjitha, sepse marrëdhënia juaj me lotët zbulon shumë gjëra mbi ju.

Lexoni ketu: Menyra se si qani, tregon se kush jeni

Bëni testin tonë: do t’ju zbulojë në kohë reale se çfarë natyre kanë shpërthimet tuaja

Ju ndodh të qani më shpesh:

A. Përpara televizorit.
B. Kur i dashuri juaj kujtohet për ditëlindjen tuaj.
C. Nëse ai ju qorton për ndonjë gjë.

Të qash, për ju, do të thotë të jesh…

A. E pasigurt.
B. Emotive.
C. Shumë e ndjeshme.

Si reagoni nëse shefi juaj ju bën një kritikë të rëndë?

A. Filloni e qani menjëherë.
B. I jepni të drejtë, kërkoni falje por më pas shfryheni me koleget.
C. E dëgjoni e turpëruar.

Një shoqja juaj ju telefonon duke qarë sepse sapo është ndarë me partnerin e saj. Çfarë bëni?

A. Përpiqeni ta ngushëlloni.
B. Filloni të qani edhe ju.
C. I thoni: “Të thoja që herët a vonë do të ndodhte!”.

Zbuloni natyren e loteve tuaj...

Më shumë A: Lotë krokodili

Jeni një person shumë impulsiv, që i bën gjërat duke ndjekur instiktin. Veçse më pas pendoheni dhe qani për gabimet e bëra. Provoni të tregoni më shumë racionalitet në vendimet tuaja.

Më shumë B: Lotë lumturie

Jeni shumë emotive, kështu ju ndodh shpesh të qani kur provoni ndjesi të forta ose gëzime të mëdha, dhe nuk e keni problem që të tjerët t’ju shikojnë me shami në dorë. Por kini kujdes: jo gjithmonë është e këshillueshme të jesh kaq transparent.

Më shumë C: Lotë telenovelash

Jeni hiper e ndjeshme: për ju çdo rast është i mirë për të qarë. Mendoni se më pas ndjeheni më mirë. Por a jeni me të vërtetë e sigurt? Ndonjëherë, shumë lotë janë treguesi i një sikleti të brendshëm.

femra-moderne.com