Test: Sa e motivuar jeni për t’u dobësuar?

Me anë të këtij testi do të zbuloni nëse jeni gati të kapërceni çdo pengesë ose nëse do t’ju duhet të “karikoheni” më shumë.  

Verifikoni me testin tonë nëse jeni gati për të filluar “manovrat” kundër kileve të tepërta. Zgjidhni përgjigjen që i përafrohet më tepër predispozitës suaj aktuale mendore (pa bërë hile). Më pas kontrolloni rezultatin.

Cila është arsyeja e vërtetë për të cilën keni vendosur të dobësoheni?

A Për t’u ndjerë më mirë me veten dhe për t’u pëlqyer më tepër

B Dua që të gjithë të më thonë “Çfarë alamet trupi!”

Që të mos ketë asnjë rrezik, idealja për të humbur peshë do të ishte 500 g për 1 kg, në javë. Si ju bën të ndiheni ky lajm?

A Më jep kurajo. Mendoj se mund t’ia dal.

B O Zot, pas një muaji do të shkoj në plazh dhe duhet patjetër të bie 8 kg.

Nëse ju duhet ta kufizoni veten vetëm me menu light, do ta pranonit gjithsesi ftesën e miqve tuaj për një darkë në restorant?

A Po. do të shmangia pijet alkoolike dhe do të zgjidhja peshkun dhe perimet.

B Jo. S’mund t’i rezistoj dot ëmbëlsirës.

Kur dilni nga dushi dhe shikoni veten tuaj të zhveshur në pasqyrë, si ju duket?

A Nuk do të më bënte keq sikur të dobësohesha në disa pjesë të trupit, por megjithatë nuk më vjen aspak keq për format e mia.

B Ta shoh veten në pasqyrë të zhveshur? Po kush guxon?

Sipas jush, përse jeni shëndoshur këto kohët e fundit?

A Ha shumë dhe pothuajse nuk lëviz fare.

B E kam të trashëguar nga ime më, prandaj është shumë e vështirë që të jem në formë.

Si do të ndryshonte jeta juaj nga ajo e një ish të shëndoshe?

A Do të ndihesha më e sigurt në bërjen e gjërave që më pëlqejnë.

B Do të njihja miq të rinj, do të dilja më shpesh, do të gjeja një njeri që të më donte me të vërtetë. Dhe ndoshta do të kisha përfitime edhe në punë.

Çfarë mendoni të bëni kësaj here për të ardhur në formë, në krahasim me përpjekjet e mëparshme?

A Do t’i kërkoj një eksperti një dietë të përshtatshme për mua.

B Do të numëroj gjithmonë deri në kalorinë e fundit në pjatë.

Mendoni se mund të shkoni më shpesh në palestër?

A Po. Kam vendosur që duhet ta bëj një rregull. Dhe nëse nuk do t’ia dal mbanë, në punë do të iki me biçikletë.

B S’besoj. Kohët e fundit jeta ime është shumë e vrullshme dhe është e pamundur që të gjej kohë për veten.

A do të arrini të hani në mënyrë më të shëndetshme?

A Sigurisht: është e vetmja rrugë për të patur rezultate të qëndrueshme.

B Nuk do të kem asnjë problem, vetëm po më tunduan.

Sa mundësi mendoni se keni për t’u dobësuar me të vërtetë?

A Shumë. Kam besim tek aftësitë e mia: jam e bindur që do të arrij rezultate të mira, pa u shëndoshur sërish.

B Pak. Dyshoj se mund të arrij formën time ideale.

Rezultatet:

Nëse u jeni përgjigjur A të paktën 8 pyetjeve, ju lumtë! Jeni me të vërtetë gati për ta harruar masën XL.

Nëse shumica e përgjigjeve është B, duhet ende të stërviteni nga ana psikologjike për të fituar luftë tuaj kundër kileve të tepërta.

recursing-snyder.88-198-36-142.plesk.page

Start typing and press Enter to search