Si ta zbuloni nëse është rrufë apo alergji?! Përgjigjuni pyetjeve të testit tonë. Do të zbuloni nëse do t’ia dilni mbanë vetë dhe se në cilat raste duhet t’i drejtoheni specialistit
Teshtimat dhe hundët e bllokuara jo gjithmonë janë simptoma të një ftohjeje normale. Sidomos në këtë stinë, mund të fshehin një rrufë alergjike ose, në rastet më të rënda, një formë astme në fazën fillestare. Eshtë e rëndësishme të kuptohet se cili është problemi.
Rrufa, në përgjithësi, mund të përballohet vetëm, por astma duhet të mjekohet nga mjeku. Për të zbuluar se ç’natyrë kanë shqetësimet tuaja, keni testin që mund t’ju ndihmojë.
Për rrufën mjafton farmacisti
Nëse nga përgjigjet keni zbuluar që simptomat janë të një rrufe alergjike, mjafton të shkoni në farmaci dhe mund të merrni ilaçe antihistaminike pa recetën e mjekut.
Për astmën duhet mjeku
Nëse, pavarësisht nga ilaçet, simptomat nuk përmirësohen në harkun e katër ditëve, është më mirë t’i drejtoheni mjekut, për të verifikuar nëse rrufa është shndërruar në astmë.
Shenja të tjera të kësaj sëmundjeje janë frymëmarrja fërshëllyese, ndjesia e marrjes së frymës, pasi keni bërë një vrap të shkurtër ose keni ngjitur shkallët.
Astma mjekohet gjithmonë me antihistaminikë që merren për një periudhë të gjatë.