Themeluesi i Zara, njeriu me i pasur ne bote

Amancio Ortega, themeluesi i Zara-s e ka bere miliarderin Bill Gates te humbi vendin e parë si njeriu më i pasur në botë.

Vendin e njeriut me te pasur ne bote e ka zënë spanjolli pak i njohur, por shumë i suksesshëm. Themeluesi misterioz i kompanisë Zara Amancio Ortega renditet i pari në listën e më të pasurve në botë.

Aksionet e kompanisë mëmë të shitësit spanjoll, Inditex, u rritën me 2.5%. Kjo rriti pasurinë Ortega për 79.5 miliardë dollarë sipas Forbes. Pasuria neto e Gates llogaritet 78.5 miliardë dollarë.

Pavarësisht pasurisë mbresëlënëse të Ortegas, pak është dëgjuar për të. Spanjolli 80 vjeçar ruan fort privatësinë e tij dhe jep shumë pak intervista për shtypin. Edhe ne ato pak foto qe i kane bere paparacet, eshte vene re dhe ka bere shume pershtypje jeta e thjeshte dhe jo shume mondane.

Bie ne sy veshja e tij e thjeshte, ai kurre nuk mban kravate, zakonisht vishet me pantallona gri dhe bluze te bardhe, asnjera marke e firmes Zara. Zoti Ortega, gjithashtu, edhe sot e kesaj dite eshte pjese aktive e prodhimit dhe dizajnit te produkteve Zara.

Ai ka themeluar gjigantin e modës “Zara”, me gruan e tij të atëhershme Rosalia në vitin 1975. Kompania e tij ka mbi 600 degë nëpër botë. Amancio Ortega është njeriu më i pasur në botë, me një vlerë neto të vlerësuar në 79.5 miliard $.

femra-moderne.com