Thenie per jeten nga nga Carl Jung

Carl Gustav Jung (26 korrik, 1875 – 6 qershor, 1961) ishte psikiatër dhe psikanalist zvicerian, i cili e themeloi psikologjinë analitike.

Puna e tij nuk kishte ndikim vetëm në psikiatri, por gjithashtu edhe në antropologji, arkeologji, letërsi, filozofi dhe në studimet e tjera religjioze. Si një shkencëtar i shquar, ai e tërhoqi vëmendjen e psikoanalistit vjenez Sigmund Freud, i cili tek Jungu e gjeti potencialin e një trashëgimtari për shkencën e tij të re, Psikanalizën. Idetë e tij dhe metodat terapeutike kanë ndihmuar shumë njerëz me probleme psikologjike, jo vetëm kur janë në pyetje sëmundjet e lehta psikologjike, por edhe në rastet e çrregullimeve të rënda siç janë psikozat, çrregullimet e personalitetit, si dhe problemet e varësisë. 

1. Çdo formë varësie është e keqe, qoftë kjo varësi nga alkooli, droga, apo idealizmi.

2. Ne nuk mund të ndryshojmë asgjë, deri kur e pranojmë atë. Dënimi nuk çliron, ai vetëm shtyp.

3. Pamja juaj do të bëhet e qartë, vetëm kur të mund të shihni brenda në zemrën tuaj. Kush sheh jashtë, ëndërron; kush sheh brenda, zgjohet.

4. Lavjerrësi i mendjes luhatet mes arsyes dhe mosarsyes, jo mes të drejtës dhe të gabuarës.

5. Një grua veçanërisht e bukur, është një burim terrori. Si rregull, një grua e bukur është një zhgënjim i tmerrshëm.

6. Aty ku dashuria sundon, nuk ka vullnet për pushtet, dhe atje ku pushteti mbizotëron, dashuria mungon. Njëri është vetëm hije e tjetrit.

7. Një burrë që nuk ka kaluar nëpër ferrin e pasioneve të tij, nuk i ka kapërcyer asnjëherë ata.

8. Në të gjithë kaosin ka një kozmos, në të gjithë mungesën e rendit, ka në fakt një rend të fshehtë të gjërave.

9. Krijimi i diçkaje të re nuk arrihet përmes intelektit, por përmes instiktit, që vepron nga nevoja e brendshme. Mendja krijuese luan me objektet që do.

10. Takimi i dy personaliteteve është si kontakti mes dy substancave kimike: nëse ka një reaksion, të dy ata ndryshojnë.

11. Njeriu ka nevojë për vështirësitë; ato janë të domosdoshme për shëndetin.

12. Gjithçka varet nga mënyra si ne i shohim gjërat, dhe jo si ato janë.

13. Të gjithë veprat e njeriut e kanë origjinën tek fantazia krijuese. Atëherë, ç’të drejtë kemi ne që të zhvlerësojmë imagjinatën?

14. Njeriu i shëndoshë nuk i torturon të tjerët – zakonisht janë pikërisht të torturuarit, që torturojnë.

15. Depresioni është si një grua me të zeza. Nëse shfaqet, mos e dëbo. Ftoje brenda, ofroi një karrike, trajtoje si mysafire dhe dëgjo atë që dëshiron të thotë.

16. Fëmijët edukohen nga ajo që i rrituri është, dhe jo nga ajo që thotë.

17. Çdo gjë që na irriton tek të tjerët, mund të na shpjerë drejt kuptimit të vetvetes.

18. Edhe një jetë e lumtur nuk mund të ketë një masë errësire, dhe fjala “e lumtur” do ta humbte kuptimin, nëse nuk do të ekuilibrohej prej trishtimit.

19. Është shumë më mirë që t’i marrësh gjërat ashtu si vijnë, me durim dhe gjakftohtësi.

20. Barra më e rëndë për një fëmijë janë… jetët e pajetuara të prindërve!

recursing-snyder.88-198-36-142.plesk.page

Start typing and press Enter to search