Thethi: zemra e Alpeve Shqiptare

Thethi konsiderohet një nga pjesët më të bukura malore në të gjithë Europën, për mjaft turistët e huaj.

Shqipëria mund të krenohet edhe me turizmin malor dimëror, me ato zona që edhe për vet shqiptarët nuk njihet plotësisht, ndoshta për mundësitë e tyre ekonomike  të deritanishme, por të preferuara tashmë dhe të vlerësuara nga të huajt.

Debora tashmë ka rënë në këto lartësi dhe ato janë zbardhur. Po kështu, janë ngjitur dhe turistët e parë që mbërrijnë kryesisht ngë vendet e Evropës Lindore. Turistët preferojnë veç natyrës së bukur e gjelbëruar në stinën e verës dhe e zbardhuar nga debora në dimër, që të lejonë mundësinë e sporteve dimërore dhe aventurat sportive, por ata preferojnë  të hanë ushqimin bio në natyrë të hapur, të flenë në natyrë edhe pse kjo është diçka e egër  në këtë natyrë të ashper dhe origjinale.

Aktivitetet kryesore që zhvillohen në Theth janë hiking, mount climbing, caving, kayaking, fishing ,winter sports dhe mounting bike. Turi i kësaj të fundit mund të kryhet nga Kopliku në Theth si dhe nëpër luginën e Shalës. Këtu është i zhvilluar akomodimi në shtëpitë karakteristike të zonës të cilat janë shtëpi guri në cati të tipit alpin.

Parku i Thethit bën pjesë në projektin e “Parkut të Paqes” që përfshin një territor midis Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës.

Madhështia e natyrës së paprekur që të ofron kjo zonë, nis me praninë e pyjeve të dendura dhe kullave historike. Fshatrat e kësaj zone shtrihen në të dy anët e lumit nga Okoli deri në Grunas, ku spikasin shtëpitë karakteristike që të gërshetuara me sfondin alpin, krijojnë një peisazh mahnitës.

Kjo natyrë malore me gjelbërim dhe deborë sipas stinëve, një shekull më pare tërhoqi vëmëndjen e të famshmes, Edith Durham, e cila ra në dashuri me këto vende malore.

Ajo shkroi edhe një libër në vitin 1909 për natyrën, psikologjinë, mënyrën e jetesës dhe historinë e kësaj zone dhe kryesishë të zonës së Shalës dhe Thethit. Kullat e egra dhe mistike, për botën e saj, u bënë dhe personazhe për librat që shkroi.

Sot, kullat e Thethit janë modernizuar nga vet pronarët e tyre dhe të një ndihme simbolike nga investitorët gjermanë, megjithatë, ato kulla ruajnë ende origjinalitetin e tyre.

Është fakt tashmë se kjo zonë po kthehet në një qëndër për turizmin malor natyror dhe kulturor.

Po kështu, me fitimet e veta biznesi vendas po investon në turizëm dhe po bëhet gjithnjë e më shumë i kërkuar si një destinacion për të huajt që janë të dhënë pas turizmit malor.

Lugina e Thethit, me pamjen përballë alpeve shqiptare,  e rrethuar nga një kurorë malesh  me lartësi mbi 2500 m, një nga zonat më të veçanta të këtyre Alpeve, e shndërron  atë dhe Shqipërinë në një vend potencialisht të fuqishëm për turizmin malor në të gjitha stinët.

Akomodimi dhe kuzhina

Akomodimi dhe kuzhina, në këtë pikë gjendet në të gjitha format, që nga ushqimi natyral dhe i thjeshtë i shtëpisë, e deri tek pjatat më të sofistikuara të kuzhinave ndërkombëtare.

Janë vendasit që kanë punuar si emigrante në vende të huaja dhe që veç parave për investime, kanë sjelle edhe kulturën bashkëkohore botërore.

Shtëpitë e banorëve të veriut, e sidomos të Alpeve, kanë hapur dyert për vizitorët e atjeshëm, duke mos e lënë aventurën vetëm në dorën e kampingjeve, ndërsa në zonat e tjera të Shqipërisë, mund të gjendet komoditeti i vërtetë nëpër fshatra turistikë, hotelet dhe komplekset e ndryshme, të cilët duke qenë në fazën fillestare të investimit, kanë vendosur të ofrojnë cilësinë më të lartë të shërbimit standard. /ATA/

femra-moderne.com