Kete sezon preferoni thonjte metalike, nese jeni gjithmone ne ndjekje te tendencave te reja.
Ngjyrat metalike kane qene ne mode gjate gjithe ketij viti ne veshje dhe aksesore, nderkohe qe tani arrijne te “pushtojne” edhe thonjte.
Kur vjen puna tek heavy metal, muzia nuk eshte e vetmja menyre per te treguar dashurine tuaj per metaliken. Manikyri metalik, ne tonet e lehta ose te forta, eshte menyra me cool per te bere artin e thonjve kete sezon.
Thonjte me shkelqimin metalik duken mire me cdo veshje dhe i pershtaten cdo rasti. Tendenca vjen nga Los Angeles ku artistet e duarve zgjedhin metalin për të dhuruar dritë dhe shkëlqim.
Ngjyrat e preferuara
Nuancat e metalit janë të të gjitha llojeve të mundshme, duke nisur që nga më të ftohtat e deri tek ngjyrat e ndezura e të forta. Ngjyrat ashtu si dhe modelet e ndryshme janë pa fund, shkojnë nga bulja, te jeshilja deri tek tonalitetet pastel, pa lënë pas dore ato më të që janë evolucion artistik dhe shikojnë protagonistë nuance si ari dhe argjendi.
E bardhe dhe argjend
Thonjte me ngjyre te bardhe jane shume te bukura, pasi ju japin nje look chic. Imagjinoni ta perzieni me nje manikyr metalik, si argjendi! Eshte menyra me e “thjeshte” per te mbajtur kete tendenca, pa shume mundime.
Luxe look
Per te perfituar nje efekt pasqyre, preferoni tonalitetet e ngjyres gri. Kjo sfumature e grise se kromuar eshte shume e preferuar nga artistet e nail art.
Frymezim
Ne kemi bere xhiron neper Instagram dhe Pinterest per te gjetur disa nga tendencat me te bukura te thonjve metalike. Shikoni galerine me foto per pak “frymezim”.