Me thuaj muajin kur ke lindur, te te tregoj cfare femre je

Me thuaj muajin kur ke lindur, te te tregoj cfare femre je

Muaji ne te cilin kemi lindur mund te tregoje shume gjera per ate qe jemi dhe cfare do te behemi.

Edhe ne numerologji perdoret muaji i lindjes per te percaktuar disa tipare te karakterit. Shkencetaret dhe statisticienet kane zbuluar se muaji i lindjes mund te ndikoje ne cdo gje, qe nga karriera qe zgjedhim, deri tek sjellja. Le te zbulojme me shume….

Janar

janari

Femrat e lindura në muajin janar janë shumë serioze dhe konservatore, por edhe tepër ambicioze. Femrat e lindura në janar priren të jenë shumë kritike. Ato preferojnë t’u afrohen vetëm njerëzve që janë në të njëjtin nivel intelektual me to dhe që ndajnë të njëjtat pikëpamje për jetën. Shanset jane qe mund te kene nje jete me tradicionale se te tjeret.

Shkurt

Femrat e lindura në muajin shkurt janë shumë romantike dhe kanë nevojë për t’u trajtuar me durim. Duhet durim me to, pasi jo çdo njeri mund t’i kuptojë. Zakonisht e kane te veshtire te vete-plotesohen. Këto femra kanë një mënyrë pak më abstrakte të të menduarit. Nëse i tradhtoni, duhet të dini se ato kurrë nuk do të kthehen pas. Kane tendence te kujdesen per te tjeret dhe te jene prinder te mire.

Mars

mars

Femrat e lindura në mars janë te destinuara per te qene te famshme.Ata janë shumë besnike dhe të përkushtuara. Kane aftesi te bejne shume para, por edhe t’i shpenzojne shume shpejt. Këto femra kanë të vështirë të bien në dashuri, ndonjehere kane tendence per tradhti.  Jë jetosh me një femër që është e lindur në mars është një kënaqësi e vërtetë.

Prill

prill

Femrat e linduara në  prill mund të perceptohen si kokëforta, autoritare dhe impulsive. Nga ana tjetër, jane gjithashtu shumë kreative, sexy dhe inteligjente. Janë diplomate dhe mund të ndërveprojnë mjaft lehtë me çdo person. Pasi e kane percaktuar synimin e tyre, asgje nuk mund t’i ndale. Shumica e tyre janë shumë xheloze. Vajza e lindur në  prill do ju bëjë njeriun më të lumtur në tokë.

Maj

Këto femra janë këmbëngulëse dhe besnike ndaj parimeve që ata kanë. E kane te rendesishme te shprehen, mund të kenë talent ne muzike, aktrim apo si shkrimtare. Ato janë gjithashtu shumë tërheqëse dhe e kombinuar kjo  me karakterin e tyre të vështirë, ato  mund të bëhen të rrezikshme për çdo njeri që bie në dashuri me to.

Qershor

qershor

Këto janë vajza shumë kurioze, komunikuese dhe krijuese. E metë e tyre është se ato flasin para se të mendojnë. Jane shume romantike, por edhe teper xheloze. Femrave të  lindura në qershor është më mirë t’u thuash të vërtetën në fytyrë. Edhe pse kane nje zemer te madhe dhe jane filantropike, kane nje te mete: merren shume me thashetheme.

Korrik

Rezultate imazhesh për butterfly gif

Femrat e lindura në korrik janë shumë të ndershme, misterioze, të bukura dhe shumë të zgjuara. Jane të sinqertë, te dëlirë dhe dashamirës. Kujdesen shumë për familjen dhe i ruajne marrëdhëniet. Ato nuk duan konflikte dhe janë shumë të sjellshëm me të gjithë. Shpesh femrat e lindura ne kete muaj mund te jene shume ekcentrike, mbi te gjitha kur behet fjale per menyren e tyre te jeteses dhe veshjes.

Gusht

Ky është një kombinim unik i personit  egocentrik dhe me zemër të madhe. Femrat e lindura në gusht kanë një ndjenjë të jashtëzakonshme humori. Ata gjithmonë duan të jenë në qendër të vëmendjes dhe nuk vuajnë nga vëmendja e njerëzve. Mundohen te shohin me te miren tek te tjeret. Punojne aq shume sa mund te semuren prej kesaj. Njihen per natyren filantropiste dhe frymezuese.

Shtator

Femrat e lindura në shtator janë të disiplinuara. Ato kurrë nuk do të falnin një tradhti. Prandaj më e mira është të mos i lëndoni pasi do të kërkojnë të hakmerren. Jane te destinuara te luajne shume role ne jeten e tyre, pasi jane shume inteligjente dhe te fleksibile. Këto femra duan marrëdhënie të gjata dhe të sigurta. Nuk duan jetën e natës si dhe kanë pretendime për partnerin e tyre. Kane tendence te analizojne cdo gje ne detaje – kjo i ben shpesh te futen ne telashe.

Tetor

Femrat e lindura në tetor jane ne menyre te natyrshme me fat. Kanë karakter të fortë, janë shumë emocionale, por nuk qajnë asnjëherë para të tjerëve. Femrat e lindura në këtë muaj preferojnë të mos flasin për ndjenjat e tyre, pasi mendojnë se do të keqpërdoren. Kane potencial te kene sukses te madhe ne fushen e tyre. Shpesh këto femra janë të urryera nga pjesa tjetër e gjinisë së tyre.

Nëntor

Femrat e linduara në muajin nëntor gjithmonë janë një hap përpara të tjerëve. Jane psikike, empatike dhe pozitive. Karakteristika e tyre kryesore është se mund të dallojnë menjëherë njerëzit që gënjejnë. Megjithate shpeshhere jane shume te ndjeshme, gje qe i ben te stresohen shpejt dhe te kene probleme psikologjike, si depresioni. Shpesh jane nje shembull i mire per te tjeret dhe do ishin mesuese shume te mira.

Dhjetor

Femrat e  lindura në dhjetor jane filozofe praktike dhe vleresojne jeten e qendrueshme. Janë shumë me fat, te pasura dhe dashuria i gjen lehte. Por ndonjehere behen të paduruara dhe i harrojne pergjegjesite qe kane. Atyre nuk u mungon asnjëherë fati, pasi nga çdo situatë dalin fituese. Këto femra janë të predispozuara të lëndohen, por në fund marrin atë që merritojnë.

femra-moderne.com